1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Protesta në Europë kundër papunësisë dhe masave të kursimit

Mimoza Cika-Kelmendi14 Nëntor 2012

Grevat më të mëdha zhvillohen në Spanjë, Portugali, Itali, Francë, Greqi... Protestat organizohen në shenjë proteste kundër papunësisë së lartë dhe masave të ashpra të kursimit.

https://p.dw.com/p/16ixO
Protestat në Spanjë
Protestat në SpanjëFotografi: Dominique Faget/AFP/Getty Images

Në Spanjë dhe Portugali prej mesit të natës ka nisur një grevë e përgjithshme 24 orëshe. Sindikatat kanë bërë thirrje për protesta kundër politikës së kursimeve të qeverive në Madrid dhe Lisbonë. Ndër të tjera në të dyja vendet pritet të paralizohet komunikacioni publik. Shkollat do të jenë të mbyllura dhe tashmë në Spanjë janë anuluar rreth 600 fluturime avionësh.

Protestat në Madrid
Protestat në MadridFotografi: Reuters

Problemet në Spanjë dhe Portugali

Në Spanjë një në katër persona aktualisht është i papunë dhe kjo është edhe një nga arsyet e kërkesave të Spanjës për marrjen e paketave të tjera me ndihmë financiare. Kryeministri Mariano Rajoy tani dëshiron të ristrukturojë sitemin publik shëndetësor dhe do të privatizojë disa spitale. Edhe në  arsim do të ketë reduktime të mëdha. Rreth 40.000 mësues do të dalin në rrugë. Portugalia, nga ana tjetër, e kishte pranuar vitin e kaluar një paketë ndihmash.

Protesta edhe në vende të tjera

Shoqata e sindikatave europiane e deklaroi ditën e sotme 14 nëntor si "Ditë aksioni dhe solidariteti". Një valë protestash janë planifikuar edhe në disa vende të tjera të Bashkimit Europian. Kështu punëtorët në Itali dhe Greqi do të ndërpresin punën  për tre deri në katër orë. Në Belgjikë do të hyjnë në grevë punonjësit e komunkacionit hekurudhor. Fernando Toxo, kryetar i sindikatës më të madhe në Spanjë tha se një koordinim i tillë në Europë tregon se “ne po përpjetojmë një moment historik të sindikatave evropiane”. 

Protesta edhe në Portugali.
Protesta edhe në Portugali.Fotografi: picture-alliance/dpa

Sipas kryetares së Shoqatës së Sindikatave Europiane, Bernadette Ségol këtë të martë do të zhvillohen në forma të ndryshme protesta në shumicën e vendeve të Europës. "Kjo është një ditë shumë e rëndësishme për ne", thotë ajo në një intervistë për Deutsche Wellen. Mesazhi i këtyre protestave është i njëjtë: "Ne duhet të ndryshojmë kursin. Ne kemi nëvojë për rritje ekonomike dhe punësim. Ky është çelësi për të gjitha. Forma e protesës s'ka rëndësi, e rëndësishme është mesazhi", tha ajo më tej për DW.