1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Protesta të rrepta në Siri pas përjashtimit nga Lidhja Arabe

14 Nëntor 2011

Në Damask janë sulmuar shumë ambasada të huaja. Sa mund të ndihmojë presioni diplomatik në ndërprerjen e vrasjeve të qytetarëve dhe zgjidhjen e krizës politike në Siri?

https://p.dw.com/p/139xp
Protesta në Siri
Protesta në SiriFotografi: picture alliance/dpa

Në Damask janë sulmuar prej simpatizantëve të regjimit me gurë dhe gjëra të tjera ambasadat e Arabisë Saudite dhe Katarit. Këto dy vende konsiderohen si përgjegëset kryesore për pezullimin e anëtarësisë së Sirisë në Lidhjen Arabe. Ndëkrohë që në disa qytete të tjera janë sulmuar edhe përfaqësitë diplomatike të vendeve tjera si Franca dhe Turqia.

Lidhja Arabe e cila me dekada të tëra është konsideruar si një tigër pa dhëmbë, kohët e fundit ka gjetur disa emrues së përbashkët. Ajo pati qëndrime shumë të qarta gjatë konfliktit në Libi. Ndërkohë që tani njëzëshëm kritikon edhe regjimin e Sirisë, për shkak të sjelljes brutale ndaj opozitarëve dhe kritikëve të regjmit.

Lidhja Arabe
Lidhja ArabeFotografi: picture-alliance/dpa

Ministrat e jashtëm të Lidhjes Arabe kanë rënë dakord në Kajro për suspendimin e përkohshëm të Sirisë nga mbledhjet e organizatës. 18 nga 22 vendet anëtare kanë mbështetur këtë vendim.

Louay Hussein, themelues i një grupi opozitar që lejohet prej tegjimit kundërshtoi vendimin e Lidhjes Arabe.

„Vendimi ka internacionalizuar çështjen e Sirisë. Kjo ka hapur dyert për përzierjen e bashkësisë ndërkombëtare dhe Këshillit të Sigurimit në punët e brendshme të Sirisë“, tha ai

Shtohet presioni

Lidhja Arabe konstatoi se Qeveria e Damaskut më nuk mund të marrë pjesë në seancat e organizatës pa heqje dorë nga dhuna. Presidenti i Sirisë Baschar al-Assad ka premtuar disa herë se do të heqë dorë nga dhuna dhe do të angazhohet për zgjidhjen me mjete politike të krizës, por ai deri tani nuk ka respektuar fjalët e veta. Së fundi Assadi ka rënë dakord në nëntor me një plan paqësor të Lidhjes Arabe. Plani parashikon tërheqjen e ushtrisë nga qytetet dhe lirimin e opozitarëve të arrestuar. Vëzhguesit thonë se Assadi nuk ka realizuar premtimet e dhëna, ndërkohë që dhuna ndaj kundështarëve politikë është shtuar. 

Pamje nga protestat
Këta nuk e duan Assadin...Fotografi: picture-alliance/dpa

Iniciativa për suspendimin e Sirisë ka ardhur nga Arabia Saudite, e cila së bashku me Katarin është aktualisht shteti me influencën më të madhe në këtë organizatë. Vëzhguesit janë të befasuar me suksesin e Riadit, sepse vetëm disa ditë më parë, nuk dukej e sigurt që organizata do të distancohet nga një prej themeluesve të saj. Në veçanti Irani ishte kundër këtij vendimi të kërkuar edhe prej organizatave për ruajtjen e të drejtave të njeriut.

Sukses i Katarit dhe Arabisë Saudite

Vendimi kundër Damaskut ka të bëjë edhe me raportet më të reja për shkeljet e të drejtave të njeriut. Raportohet se vetën në qytetin Homs janë vrarë prej futjes në fuqi të planit paqësor më shumë se 100 persona. Organizata Human Rights ëatch raportoi të premten për krime kundër njerëzisë. Forcat siriane të sigurisë edhe më tej po përdorin armë të rënda kundër demonstruesve të paarmatosur. Civilët në Holms po përjetojnë "dhunë sistematike", thuhet në raporte.

Një person arrestohet.
... dhe për këte paguajnë me arrestim!Fotografi: picture alliance/dpa

I shqetësuar pas raporteve të fundit u shpreh edhe i ngakurari i qeverisë gjermane për të drejtat e njeriut Markus Löning. "Ai që shkel të drejtat e popullit të vet, nuk ka ndonjë ardhmëri të gjatë", tha ai

Vendimin e Lidhjes Arabe e kanë mbështetur edhe SHBA-ja, shumë vende të tjera perëndimore si dhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon.

Ish - partnerët e Sirisë po përpiqen të bindin Baschar al-Assadin që të heqë dorë nga dhuna. Shumë vende kanë vendosur të tërheqin ambasadorët e tyre nga Damasku. Ndërkohë që është dërguar edhe një sinjal i qartë mbështetjeje për kundërshtarët e regjimit, të cilët janë ftuar për pjesërmarrje në takimin e Kajros. Por edhe opozita deri tani është e përçarë në shumë çështje të rëndësishme.

Edhe udhëheqësia e Sirisë ka bërë të ditur se do të distancohet nga ish - partnerët arabë.  Ambasadori Jussef Ahmad e ka quajtur ilegal vendimin e Lidhjes Arabe, me shpjegimin se ajo është nën ndikimin e perëndimit dhe SHBA-së.

Autor: Björn Blaschke/Bahri Cani

Redaktoi: E. Xhani