1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Pushime me zhurmë në Shqipëri

27 Gusht 2009

Në fillim të këtij muaji qeveria e Tiranës nxorri një urdhëresë në bazë të së cilës ndalohet muzika e lartë në diskot, që ndodhen pranë qendrave të banuara dhe atyre turistike ku pushuesit janë të moshave të ndryshme.

https://p.dw.com/p/JJPs
Durrës
DurrësFotografi: AP

Ritmet e muzikës elektronike shoqërojnë çdo fundjavë, nga mesnata deri në agimin e ditës tjetër, pushuesit vendas dhe të huaj, në qëndrën turistike të Dhërmiut, në bregdtetin e Jonit. Adoleshentëve kjo u pëlqen shumë dhe vijnë enkas në këtë qendër për të kaluar fundjavën dhe dëgjuar DJ më të mirë të Tiranës apo të huaj që vijnë të ftuar nga pronarët e diskotekave.

Gjumë ditën

Pjesa tjetër e pushuesve ndihen të shqetësuar nga një dhunë sistematike akustike. Brikena, ekonomiste finnaciere në Kosovë ka ardhur për herë të parë në Dhërmi. “Kam ardhur me shoqet e mia nga Prishtina. Vendi na pëlqen shumë, këtu ka një bukuri të rrallë natyrore. Por është e pamundur të flihet gjatë natës. Për tre netë rrjesht nuk kemi mundur të flemë dhe të pushojmë normalisht. Kemi fjetur gjatë paradites, kur muzika ka pushuar dhe kemi humbur paraditen në plazh.

Plazhi i Durrësit
Plazhi i DurrësitFotografi: DW

Eranda është studente ne Tiranë. Ajo është një nga fanset e muzikës elektronike dhe frekuentuese e rregullt e diskove. Por edhe ajo nuk është në favor të teprimit dhe shqetësimit të pjesës tjetër të pushuesve dhe sidomos të banorëve të fshatit. “Jam e re, më pëlqen muzika, më pëlqen të kërcej në disko. Por, kur teprohet nuk më pëlqen, Kur du atë qetësohem nuk mundem sepse zhurma deri në mëngjes nuk më lë të fle. Nuk është normale që muzika e lartë të vazhdojë deri në pesë të mëngjesit dhe të mos na lerë të flemë.”

Zhurma largon klientët

Dritani ka një hotel të vogël, pranë diskos. Ai ankohet se po i dëmtohet biznesi. “Kam patur raste kur klientët më ikin se nuk e durojnë dot pagjumësinë sistematike çdo fundjavë, ka të tjerë që nuk ikin por janë të pakënaqur. Kjo disko nuk më sjell asnjë të mirë, vetëm më dëmton. Ndodh që klientët më ikin para përfundimit të ditëve të prenotuara dhe kjo më prish imazhin.”

Plazhi i Durrësit
Plazhi i DurrësitFotografi: DW

Në fillim të këtij muaji qeveria e Tiranës nxorri një urdhëresë në bazë të së cilës ndalohet muzika e lartë në disko që ndodhen pranë qendrave të banuara dhe atyre turistike ku pushuesit janë të moshave të ndryshme.

Qeveria me urdhëra

Për ekzistencën e kësaj urdhëresë apo ligji ka dijeni edhe Brikena nga Prishtina. “Ndofta duhet bërë një peticion qeverisë apo letër pushtetit lokal të marrë masa që kjo që të ndalojë, sepse ky është një shqetësim i madh.”

Moszbatimi i kësaj urdhërese ligjore ka sjellë në fillim të kësaj jave edhe viktimën e parë. Pronari i një lokali në bregdetin e Durrësit vrau pronarin e lokalit fqinjë, sepse ky i fundit nuk pranoi të merte parasysh ankesat e klientëve të fqinjit dhje të ulte volumin e muzikës së lartë.

Shteti duhet të jetë i pranishëm

Dritani, pronari i lokalit në Dhërmi duke komentuar këtë ngjartje tërëndë thotë: "Shteti duhet të ndërhyjë dhe të jetë i pranishëm në këto lloj konfliktesh. Që ato të mos zgjidhen në mënyrë individuale dheekstreme .. si ko që t'i marrësh jetën një njeriut sepse nuk merresh vesh që të ulë volumin e muzikës. Ose të zbatojë urdhëresën ligjore për orarin kur muzika e lartë lejohet.”

Por edhe pse shteti nuk është i pranishëm për të detyruar zbatimin e ligjit dhe shmangjen e konflikteve vrastare që shkakton dhuna akustike, Dritani dhe pronarë të tjerë lokalesh kanë vendosur të mos dorëzohen. “Do të vijojmë përpjekjet që të zbatohet ligji që kufizon orarin kur lejohet muzika të lartë,”thotë ai.

Autor : Ani Ruci

Redaktoi : Aida Cama