1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Pyete Snowden-in" - përmes twitterit

Greta Hamann/Bahri Cani24 Janar 2014

Pyetjet gjatë ditës së enjte kanë mbërritur nga të gjitha anët. Edward Snowden iu përgjigj edhe pyetjeve kritike, por interesimi ishte aq i madh, saqë nuk mundi për dy orë t'u përgjigjet të gjithëve.

https://p.dw.com/p/1AwZV
Edward Snowden Porträt
Fotografi: picture alliance/AP Photo

"Pyete Snowden-in" #asksnowden. Gati tërë ditën e enjte (23.1.2014) njerëzit nga mbarë bota kanë mundur të shtrojnë pyetje të shkurtra me twitter. Njerëzit nga të gjitha anët kanë mundur ta pyesin ish bashkëpunëtorin e shërbimeve sekrete amerikane, i cili aktualisht është në Rusi, për gjërat që u interesojnë. Nga ora 21 ai do t'i përgjigjej pyetjeve e përzgjedhura në faqen e internetit të mbështetësve të tij.

Por fillimisht nuk ndodhi asgjë. Vetëm butoni i madh "donacioni" shndriste në faqen e internetit. Pas katër minutash erdhi edhe pyetja e parë: nga përdoruesja e twitter-it @savagejen nga Teksasi i SHBA: "A besoni se demokracia jonë mund të këndellet pas dëmeve, që i janë shkaktuar nga spiunimi i NSA?"

Përgjigja erdhi shpejt: "Po". "Ajo, që vendin tonë e bën shumë të fuqishëm, është sistemi ynë i vlerave dhe jo një moment i caktuar i autoriteteve tona, apo ligjet e tanishme."

Snowden kritikon NSA

Nga qindra mijëra pyetje, qu u bënë në adresën e ish bashkëpuntorit të NSA, në fillim ai përzgjodhi ato, që kanë të bëjnë me politikën e brendshme amerikane dhe me NSA, ku kishte mjaft hapësirë për kritika. Përgjigjet e tij ndaj këtyre pytjeve ishin më të gjata. Ai foli për "përgjimet masive, që përfshijnë me miliarda e miliarda e miliarda të dhëna komunikimi". Kjo nuk bëhet për shkak se është e domosdoshme, por për faktin që teknologjia e sotme e mundëson këtë dhe nuk kushton shumë, thotë Snowden. Ai beson se është e mundur që të kufizohen përgjimet e shërbimeve sekrete: "Ne mund t'i korigjojmë ligjet, t'i kufizojmë autoritetet përgjegjëse për përdorimin e programeve dhe t'i nxjerrim ato para drejtësisë."

Screenshot Twitter Asksnowden EINSCHRÄNKUNG
Fotografi: twitter.com

"Me çfarë kushtesh ai do të kthehej në SHBA?"

Pyetjes se a do të kthehej në SHBA dhe me çfarë kushtesh do ta bënte këtë, ai tha se ligjet e tanishme ia bëjnë të pamundur kthimin, sepse nuk mund të ketë një proces "faire" në gjyq. "Zgjidhja më e mirë për qeverinë, për opinionin dhe për mua do të ishte të kthehem në SHBA. Por situata aktuale ligjore nuk e lejon kthimin", tha Snowden.

Snowden u përgjigj edhe pyetjeve kritike. Përdoruesi @MichaelHargrov1 pyeti: "A keni menduar për sferën private të bashkëpuntorëve tuaj, kur keni vjedhur të dhënat e tyre personale?" Personi, që në twitterin e tij prezantohet si "ish ushtar, demokrat krenar dhe mbështetës i presidentit Obama", i referohet një artikulli në agjencinë e lajmeve Reuters.

Por përgjigja e kësaj pyetjeje ishte shumë e shkurtër, më e shkurta këtë mbrëmje: "Megjithë respektin ndaj Mark Hosenball, reporterit të Reuters, ajo që ka raportuar nuk është e vërtetë. Unë kurrë nuk kam vjedhur ndonjë pasword dhe nuk i kam mashtruar bashkëpunëtorët e ushtrisë."

#AskSnowden edhe për argëtim

Përveç pyetjeve të shumta serioze Snwoden bëri në këtë aksion edhe disa shaka. Ai iu përgjigj edhe pyetjeve për Justin Bieber, jashtëtokësorët, apo dhe për motin. Kishte dhe të tillë që donin të dinin se çfarë do të ketë nesër për mëngjes në tavolinën e tij.

Përgjigjet e Snowden-it janë prezantuar në faqen www.freesnowden.is. Këtu kërkohen edhe donacione dhe mund të gjenden informacione më të hollësishme për ish bashkëpunëtorin e NSA dhe gjërat, që ai ka bërë publike. Pas kësaj faqeje qëndron Fondacioni "The Courage Foundation", i cili sipas të dhënave të veta, është formuar për të ndihmuar gazetarët të cilët po përndiqen për shkak të botimit të të dhënav të Snowden-it. Snowden ishte i pari, që e ka mbështetur këtë Fondacion. Ndërsa ndër themeluesit e tij është edhe themeluesi i Wikileaks, Julian Assange.

Në fund të vitit të kaluar (2013) Parlamenti Evropian ka diskutuar për mundësinë që Edward Snowden të merret në pyetje përmes videos. Por iniciativa nuk ka pasur sukses, deri më tani.