1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Qëllohet një kandidat i opozitës në Rusi

22 Nëntor 2007
https://p.dw.com/p/CQQ0

Dhjetë ditë para zgjedhjeve parlamentare në Rusi një kandidat i opozitës është plagosur nga nje atentat. Politikani Farid Babajev kandidat i partisë liberale Jabloko u qëllua me katër plumba para banesës së tij në Mahackala në kryeqytetin e republikës së Dagestanit. Presidenti Vladimir Putin e ashpersoi dje ndjeshëm tonin kundër opozitës. Ai i cilësoi kundërshtarët politikë në një manifestim në Moskë si çakaj të ushqyer nga perëndimi. Në zgjedhjet e 2 dhjetorit Putini është kandidati kryesori i partisë Rusia e bashkuar, me qëllim që në rasti fitoreje të partisë së tij të mund të marrë postin e kryeministrit. Mandati i Putinit si president përfundon në pranverë 2008.