1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Qëndrimet e Serbisë ndaj NATO-s & Kthimi i serbëve në Kosovë

3 Prill 2009
https://p.dw.com/p/HPku

Kthimi i të zhvendosurve, mbrojtja e të drejtave të pakicave dhe riintegrimi i tyre në shoqërinë kosovare, janë ndër prioritetet e qeverisë së Kosovës. Por serbët janë të paknaqur.

Për pesë vite me radhë, rreth 100 serbë të zhvendosur brenda Kosovës, jetojnë në dy kontejnerë në Graçanicë, në kushte jashtëzakonisht të vështira.

Shqipëria dhe Kraocia prej një prillit u bënë anëtare të NATO-s. Anëtarësimi i tyre në NATO edhe më shumë do t'i kontribuojë vendosjes së paqës në rajonin e Ballkanit Perëndimor, i cili në 20 vitet e fundit ka përjetuar gjashtë luftëra. Në Beograd ndërkohë disa analistë edhe publikisht pyesin: Po Serbia, ku mbetet ajo?