1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Qëndrimi i SHBA-së ndaj situatës në Iran është i përmbajtur

Autor: Angjelina Verbica18 Qershor 2009

"Obama ka siç duket merak se çdo pozicionim nga Uashingtoni mund të keqinterpretohej dhe mund t'i hidhte benzinë zjarrit"

https://p.dw.com/p/ISg6
Demonstratë në TeheranFotografi: AP

"Westdeutsche Zeitung", që del në Düsseldorf shkruan:

Është interesant se me çfarë qetësie presidenti amerikan Barak Obama ndjek zhvillimet pas zgjedhjeve presidenciale në Iran. Nuk është zgjuarsi të përzihesh në çështjet e një vendi tjetër, e argumenton ai qëndrimin e vet. Obama ka siç duket merak se çdo pozicionim nga Uashingtoni mund të keqinterpretohej dhe mund t'i hidhte benzinë zjarrit. Sapo në Iran të jenë qetesuar ujërat dhe të dihet se kush është fitimtari, Obama nuk do të hezitojë asnjë minutë. Ai do të kërkojë dialogun dhe do të hapë të gjitha temat që nga programi nuklear, te mbështetja që i jep Irani radikalizmit irslamik dhe pasojat për paqen në Lindjen e Afërt deri te marrëdhëniet ekonomike. Është vetëm një çështje kohe dhe këtë Obama do ta vendosë vetë.


"Stuttgarter Zeitung" shkruan:

Presidenti Obama ndryshe nga paraardhësi i tij, misionari i lirisë Xhorxh W. Bush, e ka mësuar leksionin nga historia. E vetmja mundësi për të ndikuar në rrjedhën e dramës iraniane, është shkatërrimi i imazhit të Amerikës si armik. Me fjalën e tij në Kairo Obama filloi të punojë për të fituar për vete botën islame. Por zgjat ca derisa koncepti për armikun të shkatërrohet.

"Tagespost", që del në Würzburg, është e këtij mendimi:

Edhe Obama nuk e kishte përjashtuar zgjidhjen ushtarake. Armatosjen bërthamore të Iranit ai do ta evitojë pa asnjë diskutim. Edhe Izraeli merr pozicion. Ndërkohë edhe kundërshtari i Ahmadinexhadit Mousavi, tek i cili varen shpresat e kampit reformator, nuk është shprehur për ndalimin e programit atomik. Për Izraelin ka avantazh propagandisitik, që mohuesi i holokauastit Ahmadinaxhad të mbetet president i Iranit. Thirrjet e tij për shkatërrimin e Izraelit e kanë bërë bashkësinë ndërkombëtare, që të kërkojë me forcë nga Teherani që të ndërpresë programin e tij nuklear dhe të vihet në anën e Izraelit.