1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Qeveria amerikane ka përgjuar gazetarë

Euronews/Eliana Xhani15 Maj 2013

Qeveria amerikane e argumenton aksionin me mbrojtjen e interesave të sigurisë kombëtare. Kritikët flasin për cënim të kushtetutës.

https://p.dw.com/p/18Xvm
Fotografi: picture-alliance/dpa

Agjencia e lajmeve Associated Press (AP) duket se vitin e kaluar është përgjuar nga qeveria amerikane. Ajo është përpjekur të zbulojë burimin që i përcillte vazhdimisht gazetarëve informacione sekrete të organeve të sigurisë, u tha nga AP.

Ministri i Drejtesisë i SHBA-së Eric Holder, e konfirmoi përgjimin dhe tha se zbulimi i vendit nga rridhnin informacionet ishte tejet i rëndësishëm për sigurinë kombëtare. "Bëhet fjalë për dy ose tre prej rrjedhjeve më serioze të informacionit që kam parë deri tani. Ato rrezikojnë popullin amerikan dhe ky nuk është zmadhim. Për këtë arsye zbulimi i përgjegjësve për rrjedhjen e informacionit kërkonte sipas mendimit tim një veprim shumë agresiv."

US-Justizminister Eric Holder
Eric HolderFotografi: Getty Images

Ka të ngjarë, dyshon AP, të jenë përcjellë informacione sekrete për një aksion të CIA-s, që ka penguar një atentat terrorist të Al-Kaidës në Jemen, mbi të cilin ka raportuar AP. Autoritetet duan të dinë tani se kush ia ka përcjellë informacionet sekrete AP-së. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Jay Carney tha se: "Për presidentin Obama është shumë e rëndësishme që informacioni i klasifikuar si sekret të mbetet i tillë në mënyrë që të mbrohen interesat e sigurisë kombëtare. Në këtë rast duhet të arrihet një ekuilibër i kujdesshëm mes të drejtës për informim dhe sigurisë."

Editorial employees work in the newsroom at the headquarters of The Associated Press in New York on Tuesday, May 14, 2013. The Justice Department secretly obtained telephone records from April and May of 2012 of reporters and editors for the AP in what the news cooperative's top executive called a "massive and unprecedented intrusion" into how news organizations gather the news. (AP Photo/Mark Lennihan)
AP Associated PressFotografi: picture-alliance/AP

Aksioni i fshehtë i qeverisë amerikane shkaktoi indinjatë. Aktivistë për të drejtat e njeriut, përfaqësues të shtypit dhe politikanë protestuan kundër veprimit të qeverisë. Republikanët në opozitë kërkuan dorëheqjen e ministrit Holder. Ministri ka cënuar në mënyrë "të padëgjuar" esimin publik dhe kushtetutën, u tha nga kritikët.