1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Dialogu Kosovë-Serbi

Bekim Shehu.3 Tetor 2012

Partitë opozitare e kundërshtojnë në këtë fazë dialogun Kosovë-Serbi, por thonë se qeveria para se të nisë bisedime politike me Serbinë, duhet të hartojë një plan të qartë dhe ky të kalohet nëpermjet kuvendit të Kosovës.

https://p.dw.com/p/16J9b
Kosovo Albanians wave the Kosovo flag during a celebration marking the 4th anniversary of the Kosovo's declaration of independence in Pristina on February 17, 2012. Kosovo marks the fourth anniversary of its declaration of independence on February 17, 2012 amidst struggles for wider recognition and full-fledged membership in the international community.'International consolidation of its statehood is fundamental for Kosovo's goal in becoming a part of the international system. AFP PHOTO / ARMEND NIMANI (Photo credit should read ARMEND NIMANI/AFP/Getty Images)
Kosovo Fahne StraßeFotografi: Getty Images

Udhëheqësit kryesorë politik të institucioneve të Kosovës, tashmë janë shprehur hapur se janë të gatshëm të hyjnë në dialog politik me Serbinë, por tash për tash akoma nuk dihet formati i këtyre bisedave. Shefja e diplomacisë evropiane, Kathtin Ashton, pasiqë takoi në Neë York ndaras kryeministrin e Kosovës Hashim Thaci dhe presidentin e Serbisë, Tomisllav Nikoliq, deklaroi se bisedimet Prishtinë-Beograd duhet të fillojnë së shpejti dhe se palët nevojitet të marrin vendime të vështira. Ajo tha tha se përfaqësuesit e të dy vendeve duhet të jenë të gatshëm që në dialog të përfshihen edhe në nivel politik.

Zëvëndëskryeministri në qeverinë e Kosovës, Hajredin Kuci, kërkesën e shefes së diplomacisë evropiane e sheh si një shenjë të mirë të Brukselit që të angazhohet në dialogun Kosovë-Serbi, por nuk mendon se Brukseli do të kërkojë dicka që e dëmton Kosovën. “Brukseli asnjëherë nuk bënë kërkesë që do ta dëmtojë atë që ne e quajmë Kushtetutë të Kosovës, Pako të Ahtisaarit dhe atë të cilën ne e kemi negociuar bashkë me Bashkësinë ndërkombëtare ne vitet 2005-2007. Logjika është që veriu në radhë të parë të menaxhohet në mënyrë të plotë, të hiqen strukturat paralele të ketë rend dhe ligj atje dhe të ketë zhvillim ekonomik në integrim të plotë të qytetarëve serb të asaj pjese ne jetën dhe institucionet tona, këtu kemi të bëjmë me rehabilitim apo normalizimin e raporteve në mes të dy shteteve”, theksoi Kuçi.

Relaksimi i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, nga ana e saj, thotë se synim i bisedimeve Kosove-Serbi, është vetëm relaksimi i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. "Republika e Kosovës është e gatshme për bisedime. Ne këtë po e bëjmë si shtet i pavarur dhe Sovran me të gjitha shtetet tjera duke përfshirë këtu edhe Serbinë, duke respektuar të gjitha normat ndërkombëtare synim kemi të normalizojmë marrëdhëniet me Serbinë. Ne mund të diskutojmë me Serbinë, vetëm si dy shtete me sovranitete të plota. Pavarësia e Kosovës tashmë është e pakthyeshme”, thotë presidentja Jahjaga.

Die Delegation des Kosovo in Brüssel bei der sechsten Runde der Verhandlungen (Dialog) zwischen Belgrad und Prishtina (Priština). DW/Marina Maksimovic Aufnahmedatum und -ort: 02. 09. 2011; Brüssel
Një nga raundet e bisedimeveFotografi: DW

Analistët mendojnë se deklarata e shefes së diplomacisë evropiane Kathrin Ashton, që Beogradi dhe Prishtina të përgatiten për vendime të vështira, është një sinjal i qartë se bashkësia ndërkombëtare do të kërkojë nga Kosova të pranojë diçka përtej Pakos së Ahtisarit. Kështu thotë Ardian Arifaj nga instituti për Hulumtimin e politikave zhvillimore, KIPRED.

“Kjo sinjalizon mundësinë që të pranohet diçka përtej planit të Ahtisarit, diçka që shkon përtej vijave të kuqe që i ka vënë Ahtisaari, por deri tani edhe lidershipi politik në Kosovë, e që mund të jetë një trajtim asimetrik i komunitetit serb në Kosovë me një status të vecantë për veriun e Kosovës që ka potencial ta destabilizojë Kosovën dhe rajonin në një afat më të gjatë”.

Opozita kërkon një plan të qartë

Partitë politike opozitare thonë se qeveria para se të hyjë në bisedime politike me Serbinë, duhet të hartojë një plan të qartë dhe ai plan të kalohet nëpermjet kuvendit të Kosovës. Vjosa Osmani, deputete nga LDK-së, partia më e madhe opozitare, megjithatë, nuk është e bindur se qeveria do ta dërgojë në kuvend një plan për biseda me Serbinë. Këtë ajo e argumenton me faktin që edhe gjatë dialogut teknik qeveria asnjëherë nuk ka sjellë në kuvend plan të bisedave.

“Po bëhen gati dy vjet që Kosova dhe Serbia po bëjnë dialog teknik, ndërsa, Kosova nuk e ka pasur një plan lidhur me atë se qe dëshiron të arrijë lidhur me atë dialog. Edhe tani unë mendoj se po veprohet njejtë, të hidhet hi mbi sytë e qytetarëve, të anshkalohet kuvendi dhe nuk mendoj se qeveria do të sjellë ndonjë dokument para kuvendit”, thotë Vjosa Osmani.

Kryeministri Hashim Thaci dhe presidenti serb Tomisllav Nikoliq, tashmë kanë konfirmuar gatishmërinë për të nisur dialogun, por asnjëri akoma nuk e ka bërë publik planin se për se saktësisht do të bisedojnë Prishtina dhe Beogradi. Sidoqoftë, disa nga ambsadorët e të vendeve më të industrializuara në Prishtinë, thonë se është me rëndësi që të dyja palët kanë shprehur gatishmëri për këtë proces, i cili pritet të sjellë relaksimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.