1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Qeveria e Tiranes zyrtarizon njohjen e shtetit të pavarur të Kosovës

Ani Ruci19 Shkurt 2008

Kryeministri Berisha deklaroi ngritjen në nivel amabsadoresh të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

https://p.dw.com/p/D9aq
Tirana feston pavarësinë e KosovësFotografi: AP

”Duke u bazuar në Deklaratën e Kuvendit të Shqipërisë, datë 21 tetor 1991, në mbështetje të vendimit të Kuvendit të Kosovës të datës 17 shkurt 2008 për shpalljen e pavarësisë, bazuar në të drejtën e popujve për vetëvendosje, nisur nga parimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, nesër do të thërras mbledhjen e Këshillit të Ministrave për të vendosur ngritjen e marrëdhënieve diplomatike midis Republikës së Shqipërsisë dhe Republikës së Kosovës në rang ambasadorësh. Këshilli i Ministrave vendos , të martën, ngritjen e përfaqësisë diplomatike të Republikës së Shqipërisë në Prishtinë, në nivel ambasadorësh.“

Albaniens Präsident Sali Berisha
Sali BerishaFotografi: dpa

Me këto fjalë kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, iu drejtua të hënën në darkë publikut vetëm pak minuta pas njohjes së Kosovës si shtet i pavarur nga SHBA-të.

Ndryshe nga SHBA dhe vendet kryesore të BE-së, Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Shqiperia i ka ngritur ne nivel ambasadorësh marrëdheniet diplomatike mes dy vendeve. Kryeministri Berisha tha se pavarësia e Kosovës është njohur nga Parlamenti i Shqipërisë i vitit 1991 dhe se tani qeveria vetëm do të ngrejë nivelin e marrdhënieve diplomatike.

Angazhimi i qeverisë së Kosovës për ndërtimin e një shoqërie multietnike është përshëndetur në mënyrë të posaçme nga kreu i qeverisë së Tiranës. „Një Kosovë demokratike, laike dhe shumetnike, ku pavarësisht nga përkatësia etnike çdo banues i saj ta ndjejë veten qytetar të lirë në shtëpinë dhe pronën e tij të barabartë përpara ligjit, duke garantuar kështu mbrojtjen dhe nxitjen e të drejtave dhe lirive te individit dhe të pakicave kombëtare“ tha ai.

Kreu i qeverisë së Tiranës i përshendeti te gjitha vendet kryesore te BE-së, Gjermaninë , Francën, Britaninë e Madhe për njohjen e shtetit të pavarur te Kosoves, por vuri ne dukje qe marrëdheniet dypaleshe te Shqiperise me vendet qe jane kunder njohjes nuk do te kushtezohen nga ky qendrim i tyre: „ Qeveria e Republikës së Shqipërisë konfirmon vullnetin e saj të plotë për marrëdhënie të mira e miqësore me të gjitha vendet e rajonit, përfshirë dhe Republikën e Serbisë në perspektivën evropiane të vendeve tona. Po kështu edhe me Rusinë“ theksoi Berisha në deklaratën e tij.

Këshilli i Ministrave do ta zyrtarizojë sot (19.02.08) vendimin për ngritjen e marrëdhenieve diplomatike Shqipëri- Kosovë në nivel ambasadorësh. Deri tani marrëdheniet diplomatike mes dy vendeve kanë qenë në nivel misioni diplomatik të Shqipërisë në Prishtinë.