1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Erdogan - nën përgjime telefonike

dpa, afp/mck25 Shkurt 2014

Sipas disa medieve turke, kryeministri turk Erdogan është përgjuar nga simpatizantët e klerikut Gülen, një kundërshtar i qeverisë turke. Erdogan foli për një "komplot" kundër tij.

https://p.dw.com/p/1BF3W
Rexhep Tayp ErdoganFotografi: picture-alliance/dpa

Konfliktet e krijuara për rastet e korrupsionit në qeverinë turke kanë arritur kulmin. Në internet tani janë shfaqur regjistrimet telefonike mes kryeministrit Rexhep Tayp Erdogan dhe djalit të tij Bilal. Sipas opozitës regjistrimet tregojnë se këta të dy i kanë zhdukur shumat e mëdha me para me qëllim që ti fshihnin nga hetimet e prokurorisë. Zyra e Erdoganit i hodhi poshtë këto akuza dhe foli për një „komplot“ kundër tij. Prej mesit të dhjetorit qeveria e Erdoganit është nën presio,n për shkak të akuzave për përfshirje në korrupsion. Disa djem të ministrave të mëhershëm të kabinetit të ti janë në arrest për hetime. Erdogani i quajti akuzat si makinacione të ithtarëve të klerikut islamik Fethullah Gülen. Ai e akuzon atë se po përpiqet të rrëzojë qeverinë e tij në Ankara.

USA Türkei Islam Fethullah Gülen
Fethullah GülenFotografi: picture-alliance/dpa

Prej kohësh një grup prokurorësh turq dhe kundërshtarë të qeverisë pretendojnë se kanë përgjuar ilegalisht mijëra njerëz apo mediet pro-qeveritare. Në mesin e tyre ka edhe ministra të qeverisë dhe liderë të biznesit. Gulen është akuzuar se po drejton një “shtet paralel” në Turqi, duke kontrolluar grupe të policisë, gjykatësve dhe politikanëve. Por ai i mohon këto akuza. Ndërkohë gazeta turke “Star” raportoi se “ njerëzit e besuar të Gülen-it” kanë përgjuar më shumë se shtatë mijë persona që prej vitit 2011, me pretekstin se janë përpjekur të zbulojnë komplotet terroriste.

Gülen, një aleat i dikurshëm i Erdogan-it jeton në mërgim në SHBA. Ndërkohë 4 ministra të kabinetit Erdogan janë dorëhequr menjëherë pas nisjes së hetimeve për korrupsion ndaj tyre.