1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Qeveria gjermane dënon vrasjen e dhjetë të huajve në Afganistan

8 Gusht 2010

Trupat pa jetë të dhjetë të huajve janë gjetur në veri të Afganistanit. Një prej viktimave ka nënshtetësi gjermane. Talibanët kanë pranuar vrasjet.

https://p.dw.com/p/OeSo
Trupat pa jetë janë zbuluar në një zonë malore në verilindje të vendit.
Trupat pa jetë të dhjetë të huajve janë zbuluar në një zonë malore në verilindje të vendit.Fotografi: Lonely Planet Images

Dhjetë bashkëpunëtorë të një organizate humanitare kristiane, janë sulmuar dhe vrarë nga milicët talibanë radikal islamikë në provicën afganoveriore të Badakskanit. Në mes të viktimave ndodheshin një grua me nënshtetësi gjermane, gjashtë amerikanë dhe një britanik si dhe dy përkthyesit afganë. Për nacionalitetin e viktimave pati fillimisht paqartësira. Në njoftimet e para u bë fjalë për gjashtë gjermanë të vrarë. "Ne gjetëm trupat pa jetë të gjashtë gjermanëve, dy amerikanëve dhe dy afganëve," tha të shtunën (7.8.) shefi i policisë së Badakskanit, Aka Noor Kentus. Talibanët radikalë islamikë kanë pranur vrasjen e mjekëve.

Klinika e organizatës së krishterë "Misioni Ndërkombëtar për ndihmë"
Klinika e organizatës së krishterë "Misioni Ndërkombëtar për ndihmë"Fotografi: AP

Talibanët thanë se ndihmësit humanitarë janë vrarë sepse kanë bërë spiunime për SHBA dhe kanë misionuar për krishtërimin. Viktimat punonin për "Misionin e asistencës ndërkombëtare", një organizatë humanitare me seli në Zvicër, të specializuar për shërimin e syve.

Vrasjet duhet të kenë ndodhur dy javë më parë. Të vrarët janë gjetur ditën e enjte, tha Kentus. Një afgan e ka mbijetuar sulmin që ka ndodhur në një zonë shumë të largët dhe ka arritur të shkojë në një stacion policie. Të vrarët janë identifikuar në bazë të pasaportave të tyre.

Qeveria gjermane ka kërkuar ndërkohë zbardhjen e sulmit dhe ndërshkimin e menjëhershmëm të përgjegjesve të këtij krimit të shëmtuar.

Autor: DW/ Aida Cama

Redaktoi: Sonila Sand