1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Qytetarë të rangut të dytë

Susanne Güsten25 Prill 2008

Çdo 24 prill komunitetet armene përkujtojnë viktimat e gjenocidit të Perandorisë Osmane. Po si jeton pakica shumë e vogël armene sot në Turqi?

https://p.dw.com/p/DojZ
Armenë që i kanë shpëtuar gjenocidit, nga e majta Onorik Eminian, 95 vjeç, Perouz Kalousdian, 97 vjeç, dhe Askouhy Jallyan-Vassilian, 93 vjeç
Armenë që i kanë shpëtuar gjenocidit, nga e majta Onorik Eminian, 95 vjeç, Perouz Kalousdian, 97 vjeç, dhe Askouhy Jallyan-Vassilian, 93 vjeçFotografi: AP

Me 24. prill 1915 disa qindra armenë në Stamboll i nxorën nga shtëpitë dhe i morën me vete. Ishte fillimi i një aksioni të dhunshëm dëbimi, përmes të cilit perandoria osmane donte t´i hiqte qafe vasalët e saj armenë, për lojalitetin e të cilëve ajo dyshonte. Gjatë dy viteve në vijim dy milionë armenë nga Anadolli i dërguan me dhunë në Siri. Në marshimet e vdekjes në shkretëtirë humbën jetën qindra-mijëra armenë. E diskutueshme është deri sot, nëse ka qenë ky qëllimi i qeverisë osmane, nëse bëhej fjala për një genocid të paramenduar. Viktimat përkujtohen çdo 24 prill nga komunitetet armene, të cilat që atë kohë janë të shpërndara nëpër botë.

Një pakicë shumë e vogël armenësh vazhdon të jetojë sot në Turqi. Si qytetarë turq ata shihen me mosbesim nga diaspora armene dhe nga shteti armen.

Orë fiskulture në gjimnazin Esayan, një shkollë armene në qendër të Stambollit. Në oborr shtyhen për të dalë në fotografi disa pesëmbëdhjetë vjeçarë në uniforma shkollore, ndërsa një nxënës pak më i madh u jep direktiva nga dritarja.

"Po përpiqemi të krijojmë shkronjën armene E për një fotografi. E për Esayan, emrin e shkollës sonë. Fotografinë do t´ua dërgojnë si kartolinë familjeve tona.

340 nxënës ndjekin shkollën Esayan njëra nga 16 shkollat armene në Stamboll. Jashtë Stambollit në Turqi që pas Luftës së Parë Botërore nuk ka më shkolla armene dhe thuajse asnjë armen. Shumica e 80.000 armenëve, që kanë mbetur në vend jetojnë sot në Stamboll. Që ne jemi këtu, i habit të tjerët, thotë mësuesi i fizkulturës, Armando Kozantino

"Të tjerët nuk e dinë shpesh, që për ne si armenë është e mundur të jetojmë këtu. Ne kemi këtu kisha armene, shkolla armene, të drejtën për institucione sociale armene, ne kemi edhe disa të drejta dhe liri."

Në Turqi armenët nuk mund të bëhen nëpunës shteti

Pretendim në bazë të së drejtës ndërkombëtare armenët në Turqi kanë për shkollat dhe kishat e tyre, për gjuhën dhe kulturën. Ai rezulton nga marrëveshja e paqes e Lozanës, që arritën fuqitë e mëdha të luftës së parë botërore në vitin 1923 me Turqinë e re. Edhe të drejtën për barazi u garanton Turqia qytetarëve të saj jomuslimanë në marrëveshjen e Lozanës dhe në kushtetutë. Por në zbatimin në praktikë ka vështirësi deri sot.

Mësim në armenisht në gjimnazin Esayan. Melissa 16 vjecare mundohet me foljet në armenisht. Kjo nuk është e lehtë po të mendosh, se foljet në armenisht nuk zgjedhohen vetëm në kohë të ndryshme, por edhe në perspektiva dhe madje gjendje shpirtërore të ndryshme.

S´është çudi që mësuesi Garbis Herasanciyan duhet të korrigjojë shpesh. Si qytetar turk me origjinë armene Herasanciyan mund të japë mësim në armenisht. Ndryshe është çështja me lëndët turqisht, gjeografi, dhe sidomos shkenca shoqërore shpjegon drejtoresha Satenik Nisan.

"Mësuesit për të ashtuquajturat lëndë të kulturës turke, na dergohen nga Ministria e Arsimit. Vetëm për lëndët e tjera mund të japin mësim mësuesit me origjinë armene. Përvec kësaj në shkollat tona ka gjithnjë një nëndrejtor turk, i cili drejton shkollën së bashku me drejtorin."

Mësuesit turq dhe zëvendësdrejtorët turq, siç e parashikon ligji do të thotë mësues dhe zëvendësdrejtorë muslimanë. Sepse qytetarë turq janë fundja edhe armenët e Stambollit. Një rregull shumë karakteristik mendon Raffi Hermon, zëvendëskryetari i shoqatës turke për të drejtat e njeriut dhe vetë armen:

"Turqia bën krejtësisht të qartë, se një qytetare turke me origjinë armene, që është aty drejtore shkolle, nuk e konsideron si turke, jo si turke të vertetë."

Në praktikë jo të gjithë qytetarët të barabartë para ligjit

Dhe ky përjashtim shtrihet edhe një fusha të tjera të jetës, në profesion. Përse në Pangalti, në lagjen armene në Stamboll ka aq shumë dentistë, ofiçina, dhe zejtarë, shpjegon mjeku armen Pakrat Estukyan, i cili vetë ka aty një laborator të vogël.

"Armenët në Turqi tradicionalisht nuk mund të bëhen nëpunës, as ushtarë dhe as policë. Ajo që mbetet për ta janë vetëm profesionet e lira. Sigurisht në kushtetutën turke thuhet, që të gjithë qytetarët janë të barabartë para ligjit. Por në praktikë s'është këtu. Një fëmijë armen nuk pranohet në akademinë ushtarake. Ata hedhin një sy në dosje dhe thonë refuzohet. Kjo nuk është e përcaktuar as me ligj as me kushtetutë, por kjo respektohet dhe në mënyrë sistematike. Por kjo respektohet kështu dhe në mënyrë sistematike."

Sipas shoqatave për të drejtat e njeriut ky është problemi kryesor i armenëve si dhe i pakicave të tjera, Raffi Hermon:

"Atë për të cilën kanë nevojë urgjente jo muslimanët në Turqi është njohja si qytetarë të vendit me të drejta të barabarta. Përderisa qytetarët jomuslimanë nuk mund të bëhen guvernatorë, diplomatë, policë, ushtarë apo pastrues plehrash apo çfarëdolloj profesioni, që hyn në kategorinë e nëpunësit apo mësues i turqishtes, apo i gjeografisë, për aq kohë ne kemi këtu një problem."