1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Prishtina zyrtare e vlerëson real raportin e progresit për Kosovën

Bekim Shehu17 Tetor 2013

Qeveria e vlerëson real raportin e progresit. Opozita kritikon mangesitë ligjore dhe mosluftimin e korrupsionit. Analistët thonë raport progresi kësaj radhe e vendos Kosovën në një raport krejt tjetër me BE.

https://p.dw.com/p/1A1XV
Fotografi: DW/A. Beqiraj

Qeveria e Kosovës e ka vlerësuar real raportin e progresit për Kosovën të publikuar me datën 16.10, ndërsa të arriturën më të madhe e cilëson konfirmimin për nisjen e negociatave në fund të tetorit për marrëveshjen e stabilizim asocimit me Bashkimin Evropian. Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Citaku, thotë se “Raporti i progresit reflekton të arriturat tona si institucione, por po ashtu vë në pah edhe sfidat që na presin në vazhdim."

“Në këtë drejtim, deri në përfundimin e këtij viti qeveria do të miratojë planin e rishikuar të veprimit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me qëllim të planifikimit të të gjitha aktiviteteve konkrete dhe afateve kohore për adresimin e rekomandimeve të raportit të progresit”, thotë Vlora Citaku.

Raporti i progresit për Kosovën real

Sipas ministres Citaku qeveria beson, që raporti i progresit gjatë dymbëdhjetë muajve të ardhshëm do të shërbejë si bazë për vazhdimin e zhvillimit te dialogut racional dhe konstruktiv ndërmjet aktorëve të ndryshëm në shoqërinë kosovare.

Vlora Çitaku, minsitre për Integrimet Evropiane
Vlora Çitaku, minsitre për Integrimet EvropianeFotografi: DW/B. Shehu

Ndërkohë përfaqësues të opozitës thonë se terminologjia e Komisionit Evropian Evropian, që u përdor në raportin e progresit është gjuhë e matur dhe e kujdesshme. Kryetari i komisionit parlamentar për integrime evropiane, Lutfi Haziri, nga Lidhja Demokratike e Kosovës LDK në opozitë, tha për mediat lokale se gjendja në fushën e sundimit të ligjit në Kosovë mbetet e keqe.

Sundimi i ligjit dhe lufta kundër korrupsionit në gjendje në keqe

“Në fushën e sundimit të ligjit dhe në luftës kundër krimit dhe korrupsionit gjendja në Kosovë është katastrofale”, thotë Lutfi Haziri.

Lutfi Haziri.jpg Head of the Kosovo delegation and Kosovo's deputy Prime Minister Lutfi Haziri talks to journalists when arriving for the next round of Kosovo talks in Vienna, on Wednesday, July 19, 2006. Ethnic Albanian and Serbian officials meet for the eighth time in Vienna to discuss protection and survival of Kosovo's cultural and religious sites. (AP Photo/Hans Punz)
Lutfi Haziri: "Gjendja në fushën e sundimit të ligjit në Kosovë mbetet e keqe."Fotografi: AP

Nga ana tjetër njohësit e integrimeve evropiane thonë se raporti i progresit kësaj radhe Kosovën e vendos në një raport krejt tjetër me Bashkimin Evropian.

Naim Rashiti, analist nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave ICG, thotë për DW se ”Raporti kësaj radhe është shumë më i gjerë, me gjithëpërfshirës, me i detajuar dhe kjo e vendos Kosovën në një fazë të re me Bashkimin Evropian. Pra shihet, se është fillimi i zmadhimit të llpës së BE-së për Kosovën."

Kosova nën lupën e BE-së

"Së dyti. Ajo, që të bën përshtypje, janë kriteret politike, ku përmendet dialogu me Serbinë dhe prioritetet afatshkurtra, vendosen në ballë të raportit. Pra avancimi në dialogun me Serbinë mbetet kriter politik në çdo pikë të avancimit të marrëdhënieve Kosovë-BE”, thotë Naim Rashiti.

Naim Rashiti thotë se megjithë vlerësimet pozitive raporti vë në pah ngecjet, që vazhdojnë të shënohen në Kosovë. “Raporti njeh avancimet në Kosovë, por më shumë i referohet rendit dhe ligjit, administratës publike dhe të drejtave të njeriut dhe pakicave. Shihen qartë defektet e një “qeverisje të mirë”, sa i përket rendit dhe ligjit administratës publike, luftimit të korrupsionit, bashkërendimi i institucioneve për luftimin e korrupsionit e prokurimi publik. Të gjitha këto përbëjnë bërthamën e qeverisjes sö mirë, të cilat realisht tregojnë bazën dhe agjendën, se sa e gjatë do të jetë kjo rrugë e Kosovës për të avancuar”, thotë Naim Rashiti.

Në pranverën e vitit 2014 Kosova pret të përmbyllë negociatat për MSA

Naim Rashiti thotë se gjitha këto elemente tregojnë se Kosova do të duhej të ndryshojë në aspektin e qeverisjes, në mënyrë që në një fazë të mëvonshme të ketë vlerësime më pozitive.

Naim Rashiti: "Ky është fillimi i zmadhimit të lupës së BE-së për Kosovën."
Naim Rashiti: "Ky është fillimi i zmadhimit të lupës së BE-së për Kosovën."Fotografi: International Crisis Group

Sidoqoftë qeveria e Kosovës ka paraparë të mbajë katër takime së bashku me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, deri në përmbylljen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, MSA. Takimi i parë do të mbahet me 28 tetor në Prishtinë, takimi i dytë mbahet në muajin nëntor, takimi i tretë në muajin shkurt të vitit të ardhshëm dhe një takim të katërt në fund të muajit prill të vitit 2014.