1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

081110 Medwedew Journalisten

9 Nëntor 2010

Në Rusi sërish është plagosur rëndë një gazetar kritik. Presidenti Medwedew premtoi sqarimin e rastit dhe ndëshkimin e autorëve të sulmit. Më parë gazetarët i ishin drejtuar me një letër të hapur presidentit Medwedew.

https://p.dw.com/p/Q2FQ
Udhëheqësi i opozitës ruse Vladimir Milov duke protestuar kundër keqtrajtimit të gazetarit Oleg Kashin
Udhëheqësi i opozitës ruse Vladimir Milov duke protestuar kundër keqtrajtimit të gazetarit Oleg KashinFotografi: AP

Në një letër të hapur 26 gazetarë rusë i janë drejtuar presidentit Dmitri Medwedew. Letra është botuar në faqen e parë të së përditshmes "Kommersant", për të cilën punon edhe Oleg Kaschin. Reporterët dhe botuesit kërkojnë nga Medwedewi që të mbrojë më në fund ata dhe kolegët e tyre. Autoritetet janë përgjegjëse për sigurinë e medieve. Përveç kësaj duhet të sqarohet sulmi ndaj Kaschinit si dhe vrasjet e sulmet e mëhershme. Apelit ndërkohë i janë bashkuar disa qindra nënshkrues.

"Ndërkohë mund të konstatohet se një gazetar sulmohet dhunshëm nëse punon seriozisht në një temë: kjo vlen para së gjithash për temat që kërkojnë shumë guxim si organizatat joformale rinore, intrigat e sistemit tonë të çuditshëm ekonomik apo nëse ata paraqesin pa zbukurime realitetin në Rusi. Nuk është harruar ende rasti i Michail Beketow, Ana Politkowsakaja-s, Natalia Estemirovës."

Olega Kaschin është plagosur rëndë nga persona të panjohur
Gazetari Olega Kaschin është plagosur rëndë nga persona të panjohurFotografi: AP

Kështu komenton sulmin Sergej Buntmann nga stacioni "Echo Moskwy". Sulmi brutal ndaj gazetarit 30 vjeçar Kaschin, i cili është plagosur rëndë nga persona të panjohur në natën e së shtunës (6.11.) është ende temë qendrore në mediet ruse. Gazetarët dhe aktivistët për mbrojtjen e të drejtave të njeriut ankohen për atmosferën shoqërore ku përballë nxitjes publike dhe kërcënimeve ata e ndiejnë veten pa asnjë mbrojtje.

Organizata rinore "Garda e Re" e partisë qeveritare "Rusia e Bashkuar" në faqen e saj të internetit e kishte sharë Kaschinin si tradhëtar dhe sabotues të informacionit dhe kishte kërkuar dënimin e tij që në muajin gusht. Gazetari i "Kommersantit" kishte raportuar rregullisht për deficitet e demokracisë në vend, ndër të tjera edhe për protestën kundër ndërtimit të diskutueshëm të autostradës përmes një mali në afërsi të Moskës. Kjo nuk është hera e parë që kritikët goditen brutalisht ndërsa keqbërsit nuk kapen kurrë. Vlladimir Markin nga prokuroria e përgjithshme e sheh një lidhje mes veprës dhe punës së Kaschinit si gazetar:

"Janë hetuar publikimet e Oleg Kaschin-it, po ashtu edhe shkëmbimet e letrave në internet. hetuesit po hetojnë në pista të ndryshme por ne mendojmë që profesioni i tij, po ashtu edhe qëndrimi i tij personal shoqëror të clin Kaschim e tregonte në blogun e tij të internetit ka të bëj me sulmin."

Presidenti rus kërkon të mbrojë gazetarët kritikë
Presidenti rus kërkon të mbrojë gazetarët kritikëFotografi: AP

Markin u bëri thirrje gazetarëve që të mbështesin hetimet me dëshmi konkrete. Të hënën pasdite (8.11.) presidenti Medwedew kërkoi sërish sqarimin e rastit dhe dënimin e keqbërsve:

"Mua nuk më pëlqen gjithmonë ajo çfarë thuhet apo shkruhet për mua apo për vendin tim. Por kjo është puna e gazetarit që nga këndvështrimi i tij, me argumentet e tij të raportojë për këtë apo atë ngjarje. Sa i përket rastit konkret dhe shumë të trishtuar, fatkeqësisht ky nuk është rasti i parë që tregon se shkalla e kriminalitetit në vendin tonë ashtu si më parë është shumë e lartë. Ka forca të cilat mendojnë se me metoda të tilla mund t'i mbyllin gojën gazetarëve dhe politikanëve, për këta njerëz përdorimi i çdo mjeti është i drejtë. Këto forca duhet të zbulohen. Secili që ka qenë i përfshirë në krim do të ndëshkohet."

Autor: Stephan Laack/ Esat Ahmeti

Redaktoi: Aida Cama