1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rasti Deliç - Para dhënies së dënimit në Hagë

Dzevad Sabljakovic 13 Shtator 2008

Gjykata ndërkombëtare e Hagës do të japë ditën e hënë, më 15 shtator vendimin e saj në procesin kundër ish komandatit të ushtrisë boshnjake, Rasim Deliç. Deliç, ju dorëzua vullnetarisht Gjykatës në shkurt të vitit 2005.

https://p.dw.com/p/FHVT
Rasim Deliç në Hagë
Rasim Deliç në HagëFotografi: AP

Procesi kundër tij Rasim Deliçit filluar në korrik të 2007-ës. Organi i akuzës kërkon burgim 15 vjeçar për shkak të disa krimeve të luftës, ndër të cilat edhe vrasjen e viktimave serbe dhe kroate si dhe përdhunimin e tyre.

Rasim Deliç akuzohet të jetë përgjegjes për krimet e luftës të kryera nga të ashtuquajturit muxhahedinë. Njësia ushtarake "El Mujahidd" ka ushtruar, sipas akuzës, krime të tmerrshme ndaj kroatëve dhe serbëve nga viti 1993 deri më 1995-ën. Si një nga krimet më të rënda të muxhahedinëve, akuza përmend vrasjen brutale në Bosnjën qëndrore të 23 kroatëve të Bosnjës. Një pikë tjetër e akuzës është ekzekutimi i 52 ushtarëve të ushtrisë serbo-boshnjake në një kamp për të burgosur, po ashtu në Bosnjën qëndrore.

Mbrojtja e Rasim Deliçit është përpjekur ta hedhë poshtë këtë pikë të akuzës. Avokatja e tij Vasvija Vidovic është përqëndruar në dëshmimin se njësia "El Mujahidd" që ka luftuar në Bosnjë, nuk ka qenë zyrtarisht pjesë e ushtrisë boshnjako-hercegovinase. Njësia e përbërë nga snajperista të ardhur nga jashtë vendit, ka qenë ë pavarur. Nuk ka pas ekzistuar mundësia, të merreshin sanskione kundër muxhahedinëve, sepse ndër të tjera ata kanë qenë të mbrojtur nga udhëheqja politike e myslimanëve të Bosnjës, deklaron avokatja e Deliçit, Vasvija Vidoviç:

"Të gjitha dëshmitë e dëshmitarëve, përfshirë edhe ato të viktimave, tregojnë se njësia "El Mujahidd" nuk ka qenë nën urdhërat e Ushtrisë së Bosnjë Hercegovinës. Nga dokumentet që janë gjetur në Institutin Islamik në Milano ka dalë e qartë se, komanduesit e ushtrisë së Bosnjë Hercegovinës nuk mund të kishin aspak nën kontroll muxhahedinët, aq më pak gjenerali Deliç."

Në fjalën e tij, prokurori i Hagës Daryl Mundis, tha se dëshmitë e prezantuara tregojnë qartë se krimet në Bosnjën Qëndrore janë ushtruar nga muxhahedinët. Mundis thotë se është e dëshmuar edhe "El Mujahidd" ndodheshin nën urdhërat e gjeneralit Deliç. Rasim Deliç e pranoi këtë njësi në gusht të vitit 1993 në rradhët e ushtrisë boshnjake. Deliç akuzohet se nuk ka zbatuar detyrën e tij për të shmangur ushtrimin e krimeve nga një grup që ndodhen nën kontrollin efektiv të tij.

Avokatja Vasvija Vidovic kërkon lirimin e mandatarit të saj, sepse akuza nuk ka patur dëshmi solide që të bëjnë përgjegjës të akuzuarin, për krimet e kryera nga Muxhahedinët.