Raundi i ri i bisedimeve Athinë-Shkup për emrin në Nju Jork | Ballkani | DW | 13.01.2018

Ballkani

Raundi i ri i bisedimeve Athinë-Shkup për emrin në Nju Jork

Bisedimet për kontestin e emrit të Maqedonisë mes Athinës dhe Shkupit me ndërmjetësimin e OKB-së zhvillohen sërish në Nju Jork, ku takimi i fundit ka qenë në vitin 2014.

Matthew Nimetz (MIA)

Burime të Kombeve të Bashkuara i bënë të ditur, të mërkurën, Deutsche Welle-s se javën e ardhshme në Nju Jork do të mbahet një takim për t' i dhënë shtysë zgjidhjes së çështjes së emrit për Maqedoninë, ish-republikën jugosllave. Zyra e shtypit e Sekretarit të Përgjithshëm informoi se i dërguari personal i sekretarit të përgjithshëm, Matthew Nimetz do të takohet me përfaqësues të "Republikës helenike dhe ish-Republikës jugosllave të Maqedonisë”, në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork më datën17 janar. Takimi që do të zhvillohet larg pranisë së shtypit "është pjesë e përpjekjeve të Kombeve të Bashkuara për t'i qëndruar pranë palëve për gjetjen e një zgjidhjeje të pranueshme për të dy palët në çështjen e "emrit", thotë kumtesa.

Kohët e fundit janë zhvilluar disa takime në rangje të larta midis Greqisë dhe Maqedonisë. Hera e fundit kur negociatat janë mbajtur në Nju Jork ka qenë nëntori 2014.

Problemi

Konflikti politik ka lindur midis Greqisë dhe Maqedonisë në vitin 1991 me shpalljen e pavarësisë të Maqedonisë. Republika ish-jugosllave e quajti veten Republika e Maqedonisë dhe zgjodhi një flamur, i cili i kujtonte Greqisë simbolet helene. Greqia tha se bashkë me emrin Maqedonia mund të ngrejë pretendime rajonale ndaj veriut të Greqisë, rajon që po ashtu është quajtur Maqedoni.

Megjithëse me këmbënguljen e Greqisë, Maqedonia e shkruajti në kushtetutë shprehimisht se nuk ka pretendime territoriale, Greqia tha se kishte hallin e flamurit, i cili përmbante yllin e vergines. Edhe flamuri u ndryshua, duke e kthyer yllin shumëcepash të flamurit, në yll me tetë cepa që simbolizon diellin.

Kombet e Bashkuara - FYROM

Kombet e Bashkuara (KB) mezi e kuptuan se ekzistonte një problem, i cili nuk ishte më qesharak. Me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara të dy vendet filluan bisedimet për të rënë dakord për emrin përfundimtar. Por propozimi i bërë nga KB që vendi të quhet Republika e Maqedonisë së Shkupit, nuk pranohet nga Greqia. Greqia nuk do fare që fjala "Maqedoni” të përdoret në emërtim.

Greqia e njeh Maqedoninë me emrin Skopje, Shkup, banorët skopjanë dhe gjuhën skopjanishte. Këto emërtime maqedonasit i shohin si ofenduese. Edhe emrin ish-Republika jugosllave e Maqedonisë, FYROM, nuk e durojnë dot. Kështu e quan Maqedoninë edhe OKB-ja.

Edhe Gjermania përdor emërtimin ish-Republika jugosllave e Maqedonisë.

Shqipëria dhe Kosova: Republika e Maqedonisë

Në vitin 2004, tre nga pesë anëtarët e Këshillit të Sigurimit, Rusia, SHBA dhe Kina e njohën Maqedoninë me emërtimin Republika e Maqedonisë. Franca dhe Mbretëria e Bashkuar nuk pranuan. Por 104 vende, mes tyre Shqipëria dhe Kosova përdorin në marrëdhëniet bilaterale emërtimin Republika e Maqedonisë.

 

Albanian Shqip

Amharic አማርኛ

Arabic العربية

Bengali বাংলা

Bosnian B/H/S

Bulgarian Български

Chinese (Simplified) 简

Chinese (Traditional) 繁

Croatian Hrvatski

Dari دری

English English

French Français

German Deutsch

Greek Ελληνικά

Hausa Hausa

Hindi हिन्दी

Indonesian Bahasa Indonesia

Kiswahili Kiswahili

Macedonian Македонски

Pashto پښتو

Persian فارسی

Polish Polski

Portuguese Português para África

Portuguese Português do Brasil

Romanian Română

Russian Русский

Serbian Српски/Srpski

Spanish Español

Turkish Türkçe

Ukrainian Українська

Urdu اردو