1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Reagime gjermane për vrasjen e Benazir Butos

Sabine Kinkartz 28 Dhjetor 2007

Presidenti Musharraf duhet t'ia dalë mbanë që t'i qetësojë gjakrat në vend, sepse Pakistani gjendet në prag të anarkisë.

https://p.dw.com/p/ChZ5
Benazir BhuttoFotografi: AP

Vrasja e udhëheqëses opozitare pakistaneze, Benazir Buto shkaktoi shok dhe keqardhje edhe në Gjermani. Kancelarja gjermane Angela Merkel shprehu keqardhjen dhe tronditjen e saj për vrasjen e Butos dhe e dënoi ashpër këtë akt terrorist.

Kryetari i komisionit parlamentar për politikën e jashtme, Ruprecht Polenz (CDU) tha se Pakistani gjendet në prag të anarkisë. Duke shpresuar se apelet e presidentit Musharraf do të ndikojnë në qetësimin e gjendjes Polenz theksoi: “Musharrafi duhet t'ia dalë mbanë që t'i qetësojë gjakrat. Shumë e rëndësishme është që ai t'i sigurojë pakistanezët në mënyrë të besueshme se do të bëhet gjith‡ka për sqarimin e këtij krimi. Ndoshta edhe me ndihmë nga jashtë në rast se Pakistani nuk mundësitë dhe teknikën e nevojshme."

Ministri i jashtëm gjerman, Frank Valter Shtajnmajer u shpreh për një goditje të rëndë për lëvizjen e demokracisë në Pakistan.

Ministria gjermane e Punëve të Jashtme u rekomandon qytetarëve që deri në sqarimin e gjendjes të mos shkojnë për vizitë në Pakistan.