1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Reagime jo pozitive për zgjedhjet parlamentare në Rusi

3 Dhjetor 2007
https://p.dw.com/p/CVxI

SHBA-të i kanë bërë thirrje autoritetetev ruse, që të hetojnë rastet ku ka pasur vërejtje për parregullsi gjatë zgjedhjeve parlamentare. Një zedhënës i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se qeveria amerikane ka shprehur shqetësim për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Rusi, veçanërisht në qëndrimin e fundit ndaj opozitës. Kryetari i Komisionit për politikë të jashtme në parlamentin gjerman Ruprecht Polenz, i CDU-së, kritikoi ecurinë e zgjedhjeve në Rusi. "Më duhet të them se e ardhmja e Rusisë nuk vendoset më nga populli, por në Kremlin. Vërtet që këtë të djelë janë mbajtur zgjedhje, por ato nuk kanë qenë demokratike sipas kuptimit perëndimor," tha Polenz për Deutsche Wellen.