1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Buxheti europian

RTR, AFP/Elezi5 Nëntor 2012

Pasi presidentja e radhës së BE-së Qiproja ka prezantuar plan-buxhetin e BE-së për vitet 2014-2020 nga Britania e Madhe dhe Suedia erdhën reagime kritike. Politikanët e këtyre vendeve e etiketuan draftin si „jorealist“.

https://p.dw.com/p/16crI
Fotografi: Fotolia/PA

Pas shumë vite politikash gjerësisht pro-evropiane, partia e qendrës së majtë iu bashkua një rebelimi të organizuar nga anëtarët e partisë së David Cameron, partisë konservatore, duke refuzuar përpjekjet e tij për shkurtime reale në buxhetin e Bashkimit Evropian, i cili do të diskutohet në fund të këtij muaji.

Cameron, humbi javën e kaluar (31.10) në parlament një votë jo të detyrueshme, por politikisht të turpshme. Vetëm dy ditë më parë, ish-kryeministri laburist Tony Blair paralajmëroi rreth çështjes se „loja e politikave afatshkurtra“ në Evropë do ta linte Britaninë jashtë, në të ftohtë, ndërkohë që ajo mund të luante një rol madhor në formësimin e reformave evropiane. Vendimi i Laburistëve ishte një frymëzim për titujt kryesorë të mediave në festën e Halloweenit. „Një makth në Downing Street (vendi ku ndodhet zyra e Cameron)“.

Kryeministri britanik, David Cameron
Kryeministri britanik, David CameronFotografi: Reuters

Disfata politike e David Cameron

Shefi i Thesarit britanik thotë se qeveria do marrëveshjen më të mirë që mund të ekzistojë rreth buxhetit të ri të Bashkimit Evropian, por nuk në kushtet reale nuk është produktive për të bërë ulje në buxhet.

Kryeministri David Cameron përjetoi një dështim politik kur rebelët e partisë së tij, Partisë Konservatore iu bashkuan partisë opozitare, Laburiste, në votimin për shkurtime domethënëse në buxhetin e BE-së. Cameron pati deklaruar se do të ishte e pranueshme një rritje që do të lejonte inflacionin.

Shefi britanik i Thesarit George Osborne tha të mërkurën (1.11) se Britania do të vinte veton për çdo marrëvëshje „që nuk ishte e mirë për taksapaguesit britanikë.“ Osborne tha për radion BBC: „Ajo çka patë natën e kaluar ishte një debat rreth taktikave, rreth nisjes së negociatave.“

Kundërshtimet e Suedisë

Edhe Suedia kritikoi të martën (30.10) buxhetin e Bashkimit Evropian për vitet 2014-2020, të propozuar nga Qiproja, e cila ka presidencën aktuale të radhës në BE, duke e etiketuar draftin „jorealist“ dhe duke argumentuar se ky draft injoron ekonominë e vërtetë të BE-së.

Merkel me kryeministrin britanik Frederik Reinfeldt
Merkel me kryeministrin britanik Frederik ReinfeldtFotografi: picture-alliance/ dpa

Propozimet e publikuara janë „jorealiste“. Ato duhet të jenë më të ulëta,“ tha kryeministri suedez Frederik Reinfeldt për agjencinë e lajmeve TT. „Në kohërat e masave shtrënguese, buxheti i BE-së nuk duhet rritur. Ne duhet të ulim shpenzimet me 3 ose 4 herë më shumë seç është parashikuar në draft, që të stabilizojmë vendet anëtare,“ tha në një deklaratë ministrja e çështjeve evropiane Birgitta Ohlsson.         

Presidenca e Qipros kishte prezantuar të Hënën, (29.10)  një plan buxhetor të BE-së për vitet 2014-2020, i cili do të shkurtojë kostot „me të paktën 50 miliardë euro.“ Në muajin Korrik Komisioni Evropian publikoi një buxhet i cili ishte 5% më i lartë se periudha e mëparshme. Evropa duhet të „investojë në rritje me qëllim që të konkurrojë me Shtetet e Bashkuara, Kinën dhe Indinë. Propozimi i Qipros bën të kundërtën,“ shton Ohlsson. 

I pyetur nëse Suedia do t'i vinte veton propozimit, kryeministri Reinfeldt tha: „Ne vijojmë dialogun me partnerët, të cilët ndajnë të njëjta vizione me ne.“ Kryeministri britanik David Cameron tha në fillim të muajit tetor se ai do të vinte veton ndaj një rritjeje të buxhetit të Bashkimit Evropian, duke e quajtur atë „ të papranueshme.“ Buxheti i Bashkimit Evropian do të diskutohet gjatë një samiti të veçantë, në datat 22-23 nëntor.