1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

160410 Soldaten Tod Reax

16 Prill 2010

Pas vdekjes së katës ushtarëve të tjerë gjermanë në Afganistan në Gjermani po shtohen debatet në lidhje me angazhimin në këtë vend.

https://p.dw.com/p/MyP0
Ushtarë gjermanë në Masar-i-SharifFotografi: AP

Zëdhënësi i socialdemokratëve për çështjet e mbrojtjes, Rainer Arnold, kërkoi që megjithë pikëllimin politikanët ta shfrytëzojnë këtë rast për të diskutuar me kompleksitetin e domosdoshëm gjendjen në Afganistan. Ai theksoi gjithashtu se është pro vazhdimit me vendosmëri të angazhimit ushtarak në Afganistan:

Rainer Arnold
Zëdhënësi i socialdemokratëve për çështjet e mbrojtjes, Rainer ArnoldFotografi: picture alliance / dpa

"Në rast se duam t'ia dalim mbanë në Afganistan, gjë që është e domosdoshme dhe në interesin tonë, atëhere duhet që tani në disktriktet, ku për fat të keq vazhdojnë të sundojnë rebelët, të veprojmë me vendosmëri, që aty të vendoset autoriteti shtetorër. Kam frikë se në këto zona do të ketë edhe luftime, sepse talibanët nuk do të largohen vullnetarisht."

Anketimi: Popullsia për tërheqjen e shpejtë të ushtarëve

Edhe kryetari i grupit parlament të socialdemokratëve, ish-MPJ Frank-Walter Steinmeier, u shpreh kundër një tërheqjeje të nxituar nga Afganistani, edhe pse 70% e gjermanëve u shprehën në një anketim rrufe të zhvilluar sot nga kanali i parë i radio-televizionit publik gjerman ARD për një tërheqje të shpejtë të ushtarëve gjermanë nga Afganistani.

Bundeswehrsoldaten Soldat aus Afganistan Flughafen von Termes in Usbekistan
Ushtarët e vrarë kthehen në atdhe, aeroporti Termes në UzbekistanFotografi: AP

Partia tjetër opozitare E Majta, e cila është e vetmja parti në parlament, e cila voton njëzëri kundër angazhimit të Bundeswehrit në Afganistan, mendon se shtimi i humbjeve në Afganistan dëshmon, se "e gjithë kjo rrugë është e gabuar dhe se terrorizmi nuk mund të luftohet efektivisht me armë", sikur u shpreh kryetari i grupit parlamentar të kësaj partie Gregor Gysi.

Merkel konfirmon vullnetin e qeverisë për vazhdimin e misionit

Kancelarja Angela Merkel tha pas vrasjes së katër ushtarëve, se i kupton dyshimet në radhët e popullsisë, por përsëriti se është pro vazhdimit të misionit, i cili "bën të mundur sigurinë për ne dhe demokracitë e tjera perëndimore. E dimë se ky angazhim është i rrezikshëm, por ne duhet ta vazhdojmë atë në bazë të një mandati të përpunuar me kujdes."

Merkel është kundër kërkesës së opozitës që parlamenti duhet të miratojë një mandat të ri për Afganistanin, meqënëse tani flitet hapur për luftë. Ajo mendon se mandati ekzistues parashikon si një mënyrë më ofensive luftimi edhe rreziqet e saj.

USA Deutschland Angela Merkel in Kalifornien Rede in Stanford
Merkel në Kaliforni, fjalimi në StanfordFotografi: AP

Kryetari i grupit parlamentar të ekologjistëve, në opozitë, Jürgen Trittin, kërkoi sërish që të sqarohet, nëse ushtarët dhe ushtaret tona janë të përgatitura dhe pajisura sa dhe si duhet për këtë angazhim ushtarak.

I ngarkuari i qeverisë gjermane për ushtrinë Reinhold Robbe tha se ushtria dhe opinioni i gjërë gjerman duhet të përgatiten se mund të ketë edhe humbje të mëtejshme:

"Ka mundësi që situata në të ardhmen të acarohet më tej, dhe që do të ketë edhe shtim të numrit të sulmeve."

Ndërkohë 7.500 ushtarë gjermanë kanë filluar një nga stërvitjet më të mëdha ushtarake të viteve të fundit për t'u përgatitur për operacionet ushtarake në Afganistan. Në të u kushtohet rëndësi të posaçme veprimit në zona të minuara, në rastet e sulmeve nga pritat, përkujdesja për të plagosurit etj.

Autor: Bernd Gräßler/Pandeli Pani

Redaktoi: Angjelina Verbica