1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Reagon Kina pas kritikave ndërkombëtare për censurim të internetit

EA1 Gusht 2008

Bëhet e ditur se në qendrën olimpike për shtyp faqet e internetit të grupeve për të drejtat e njeriut dhe të shumë mjeteve të informimit janë zhbllokuar sërish, ndër to edhe faqet e 'Deutsche Welle'-s.

https://p.dw.com/p/EoUX
Censurë në internetFotografi: AP

Ditët e fundit udhëheqja kineze u bw objekt kritike, pasi u mor vesh se reporterët e huaj nuk do të kenë hyrje të papenguar në internet gjatë lojërave. Pas kritikave të vazhdueshme në arenën ndërkombëtare Kina ka reaguar. Presidenti kinez Hu Jintao ka bërë thirrje, të mos "politizohen" Lojërat Olimpike. Kjo është në kundërshtim me frymën olimpike, tha Hu në një bisedë me gazetarë perëndimorë në Pekin. Në të njëjtën kohë kreu i shtetit apeloi tek media ndërkombëtare, të respektonte ligjet kineze dhe të raportonte objektivisht.

Duket se kritikat kanë patur efektin e tyre. Bëhet e ditur se në qendrën olimpike për shtyp faqet e internetit të grupeve për të drejtat e njeriut dhe të shumë mjeteve të informimit janë zhbllokuar sërish, ndër to edhe faqet e 'Deutsche Welle'-s.

Pak para fillimit të Lojërave Olimpike deklarohet se siguria e Lojërave Olimpike do të garantohet nga një numër i madh ushtarësh kinezë. Në Pekin dhe rrethina do të angazhohen gjithsej 34.000 ushtarë, citon agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua funksionarë të sigurisë të rangut të lartë. Sipas saj, ndër ta ka trupa speciale për mbrojtjen nga sulmet kimike, biologjike dhe bërthamore dhe ato do të jenë të pranishme edhe në territorin e olimpiadës. Sipas autoriteteve, kërcënimin më të madh e paraqet lëvizja për pavarësi e pakicës uigure. Veç saj përmenden opozita tibatiane, lëvizja e kultit Falun Gong si dhe lëvizja kineze për demokraci.