1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rebelim kundër “Sistemit Putin“

Aida Cama3 Mars 2012

Rusia zgjedh një president të ri. Dihet kush do të jetë ai. Kryeministri Vladimir Putin ndodhet shumë para në sondazhe. Por, shoqëria civile vë në pikëpyetje pretendimet e tij për pushtet

https://p.dw.com/p/14ENF
Kundër “Sistemit Putin“
Kundër “Sistemit Putin“Fotografi: dapd

Ajo që shumë vetë nuk mund ta imagjinonin pak kohë më parë, është kthyer sot në realitet. Prej rreth 3 muajsh dhjetra mijëra vetë dalin në rrugët e Moskës, për të kërkuar për zgjedhje të lira dhe më shumë demokraci. Edhe në qytetet e tjera ka patur protesta. Shoqëria civile ruse, që kishte dhjetë vjetë që kishte rënë në gjumë, është zgjuar sërish, thonë ekspertët dhe politikanët.

Shpirtërat që thirri Putini

Udhëheqësi i opozitës, Boris Nemzow
Udhëheqësi i opozitës, Boris NemzowFotografi: DW

Njeriu që i nxorri ata nga gjumi quhet Vladimir Putin. Kryeministri rus, që ka qenë president nga 2000 deri më 2008, shfaqet sërish si kandidat në zgjedhjet që zhvillohen këtë të dielë (04.03.). Mënyra se si njoftoi ai rikthimin në Kremlin, ka indinjuar shumë rusë, mendon Natalia Taubina, drejtuese e organizatës joqeveritare "Gjykimi shoqëror" dhe anëtare e forumit të shoqërisë civile BE- Rusi. Putini dhe presidenti i tanishëm Dmitri Medvedev patën pranuar për herë të parë në shtator 2011, që kishin rënë dakord të ndërronin vendet e punës: Putini do bëhet sërish president dhe Medvedevi kryeministër.

"Ajo që e mbushi kupën është fallsifikimi i pashembullt i zgjedhjeve parlamentare të dhjetorit. Qytetarë të thjeshtë,që ishin angazhuar si vëzhgues vullnetarë zgjedhjesh, i panë fallsifikimet me sytë e tyre," thotë Taubina.

Kjo është vendimtare për lëvizjen e sotme të protestës: "Shoqëria kërkon në radhë të parë respekt." Konkretisht kjo do të thotë zgjedhje të lira dhe të ndershme, ligje më të thjeshta për lejimin e partive dhe lirimin e të burgosurve politikë. Rusët liberalë kritikojnë zhvillimet jodemokratike të vendit dhe flasin për "Sistemin e Putinit".

Këto duhet të ndryshojnë në mënyrë paqësore.

Shtresa e mesme tregon prezencën

Protesta të opozitës
Protesta të opozitësFotografi: dapd

Protestat në Rusi zhvillohen kryesisht nga shtresa e mesme."Në Rusi ekziston sot një protestë masive e shtresës së mesme, njerëzve të kamur, që kërkojnë që ata dhe të drejtat e tyre kushtetuese të respektohen, mes tyre edhe e drejta për zgjedhje të lira dhe të ndershme", thekson Michail Kassjanow, ish kryeministër dhe udhëheqës i opozitës.

"E qartë është se të paktën në qytetet e mëdha mes të rinjve të kualifikuar, njerëzve të shkolluzar ekziston mirëkuptimi për një situatë të re politike," thotë Petra Stykow, eksperte për Evropën lindore në Universitetin e Mynihut. Oakti jozyrtar u shoqërisë, sipas të cilit populli rus preferon stabilitetin politik dhe mirëqënien ekonomike para lirive demokratike, nuk pranohet më nga një pjesë e madhe e popullsisë. A shënon kjo momentin e lindjes së një shoqërie të re civile, nuk mund të thuhet mendon ekspertja. Sepse në provinca lëvizja e protëstës nuk është aq e fortë.

Kujt i duhet dhënë vota?

Demostrata Anti- Putin, Sankt Petersburg
Demostrata Anti- Putin, Sankt PetersburgFotografi: picture alliance / dpa

Me zgjedhjet presidenciale Rusia arrin kulmin e tensionit politik. Me sa duket Putini nuk duhet të ketë frikë se nuk do të zgjidhet që në raundin e parë të zgjedhjeve. Megjithatë, sipas sondazheve më shumë se gjysma e rusëve do ia japin votën kryetarit të qeverisë.

Opozita akuzon Putinin se në kuadër të zgjedhjeve i ka bllokuar kundërshtarët e rrezikshëm politikë. Si duhet reaguar ndaj kësaj? A duhet shkuar në zgjedhje? Nëse po, atëherë kujt i duhet dhënë vota? Udhëheqësit e lëvizjes së protestës nuk kanë përgjigje të qartë për këto pyetje. "Lëvizja e opozitës nuk është pjekur për aksione solidare," shkruan në blogun e tij shkrimtari, Boris Akunin.

Autor: Roman Goncharenko / Aida Cama

Redaktoi: Angelina Verbica