1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Refugjati tërësisht nën lupë?

12 Tetor 2016

Ngjarjet në Chemnitz e kanë ndezur edhe më shumë debatin për verifikimin e hollësishëm të azilkërkuesve në Gjermani. Partia Kristiansociale (CSU) kërkon reforma.

https://p.dw.com/p/2R8BM
Fingerabdruck auf Bordkarte
Fotografi: Getty Images/D. Einsel

Një kërkesë për azil në Gjermani ngjante në të shkuarën shpesh si të plotësoje kartelën për blerjen e llotarisë. Ndërsa një refugjat sirian kalonte nëpër intervsita të pafundme me biseda që zgjasnin deri në shtatë orë me autoritet, të tjerë kanë plotësuar vetëm një formular, ku jepnin arsyet e emigrimit dhe me kaq mbaronte puna.

Kështu kish ndodhur edhe me Take Bakri nga Lajpcigu, i cili prefereon të japë për shtypin vetëm emrin dhe jo mbiemrin. Ai ka ardhur në vitin 2015 në Gjermani dhe i është dashur të plotësojë një formular. "Unë e kam të qartë, sepse autoritete veprojnë kështu", thotë ai për DW, "unëmendoj, se ështëmë shpejt dhe më thjeshtë se sa marja në pyetje. Në fund të fundit ata kanë pasur mjaft punë".

Vitin e kaluar autoritete ishin të mbingarkuara me numrin e madh të azilkërkuesve. Shumë prej tyre nuk kanë pasur dokumenta të rregullta, të tjerë regjistroheshin në një qytte e pastaj shkonin diku tjetër pse largoheshin për farenga Gjermania madje edhe nga Evropa. Ndaj u hoq rregulli për marrjen e detyrueshme në pyetje të sirianëve, irakianëve dhe artitreasve e këtyre u duhej vetëm të plotësonin formularët.

Thirrje për ashpërsimin e masave të sigurië

Problemi është, se edhe shumë mariokanë e afrikano-veriorë filluan të regjistrohen si sirianë. Zyra Federale për Migracionin dhe Refugjatët (BAMF) për këtë arsye vendosi ta rikthejë rregullin e marrjes në pyetje. Punonjësit marrin prej refugjatëve shenjat e gishtërinjve, fotografitë të cilat krahasohen me bankëne të dhënave që posedon policia federale. Edhe dokumentat e identifikimit verifikohen. 

Hans-Peter Uhl, innenpolitischer Sprecher der CDU/CSU-Fraktion
Politikani i CSU-së Hans-Peter UhlFotografi: picture-alliance/dpa

Kjo është pjesa teorike - që pas aksionit të kontrollit të policisë në një lagje banimi me parafabrikate në Chemnitz dhe arrestimit të një të pandehuri për terrorizëm me lidhje me IS-in janë shtuar thirrjet për forcimin e kontrolleve të sigurisë. Terroristi i dyshuar Jaber A., i cili më në fund u dorëzua prej bashkëatdhetarëve të vet, ishte pranuar si azilkërkues në vitin 2015. Lidhjet e 22 vjeçarit me IS-in duhet të hetohen saktë. Megjithatë politikani i CSU-së Hans-Peter Uhl kërkon qysh tani, që shërbimet sekrete t'i verifikojnë më me intensitet azilkërkuesit. Kjo do të thotë edhe që këto shërbime të kenë një akses të pakufizuar tek të dhënat e BAMF.

Opozita: Të mos zgjerohen kompetencat e shërbimeve sekrete!

CSU-ja në Bavari prej kohësh e kritikon politikën e kancelares Angela Merkel ndaj refugjatëve. Veçanërisht vendimin e saj në shtator 2015 për të hapur kufijtë për refugjatët e bllokuar në itinerarin ballkanik.

Jo vetëm socialdemokratët (SPD) në koaliconin qeverisës, por edhe partitë e opozitës i hedhin poshtë kërkesat për zgjerimin e kompetencave për shërbimet sekrete. Irene Mihalic nga ekologjistët "Alecna90/Të gjelbërit" i cilësoi thirrjet e CSU-së si "çmenduri" dhe tha, se këto deklarata e polarizojnë edhe më shumë shoqërinë gjithsesi të përçarë. Ulla Jelpke e të majtëve e vlerësoi këto kërkesa si të "papërshtatshme". Sipas saj BAMF bashkëpunon qyhs tani me shërbimet sekrete, e në rast dyshimesh të dhënat transferohen.

Nuk ka një bankë mbarë evropiane të dhënash

Një problem tjetër në luftën kundër terrorit është i natyrës strukturore. Ende nuk ka një bankë mbarë evropiane të dhënash, në të cilën të jenë të regjistruar personat potencialisht të rrezikshëm. Ministri i Brendshëm Thomas de Maizière e ka identifikuar këtë si problem. Përveç kësaj ka probleme me të shkruarit në mënyrë të unifikuartë emrave arabë në gjuhë të ndryshme evropiane.

Chemnitz Anti-Terror-Einsatz
Pas arrestimit të një të pandehuri për terrorizëm me lidhje me IS-in janë shtuar thirrjet për forcimin e kontrollevetë sigurisëFotografi: picture-alliance/dpa/P. Zinken

Kur është fjala për studentin sirian Take Bakri nga LAjpcigu, zgjidhja e problemit nis pikërisht atje, ku përfundon procesi i azilit: xhamitë, shërbimet sekrete, e në radhë të parë bashkësia e sirianëve në Gjermani duhet të kenë në vëmendje, se kush radikalizohet këtu në vend dhe planifikon një sulm. Kjo është në interesin e kujtdo, thotë Bakri. "Shumica e sirianëve janë arratisur prej terrorit", shton ai, "ndaj atanuk duan të pengojnë, që këtu të ndodhë diçka e ngjashme."

Shënim i redaksisë: Deutsche Welle ndjek rekomandimin e këshillit gjerman të shtypit, që mbron identitetin e një të dyshuari për akt penal. Për këtë arsye nuk përdoret emri i plotë i personave të tillë.