1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

REKOM: Zbardhja e fatit të të zhdukurve në ish Jugosllavi

13 Qershor 2010

Mbi 16.000 persona llogariten deri më sot si të zhdukur në ish Jugosllavi. Prandaj duhet komisioni rajonal (REKOM) i cili do t´i mundësonte të prekurve të dëshmonin dhe të ofronin fakte për luftrat e kaluara.

https://p.dw.com/p/Np60
Pllakatë e Rekom-it
Pllakatë e REKOM-itFotografi: DW

Koalicioni për komisionin rajonal REKOM, i cili është ka rënë dakord për krijimin e komisionit rajonal për verifikimin e fakteve për krimet e luftës në rajonin e ish RSFJ-së, ka filluar një betejë të gjerë mediatike në rajon që të senzibilizojë opinionin për të mbështetur themelimin e komisionit rajonal për viktimat.

Siç thonë në koalicion, deri nga fundi i vitit do të vendoset për modelin e ardhshëm të REKOM-it, kurse deri më 1 qershor të vitit të ardhshëm, Koalicioni i Organizatave Joqeveritare, do t`i dorëzojë qeverive dhe parlamenteve të vendeve të rajonit përkrah Modelit të Komisionit edhe një milion nënshkrime të qytetarëve nga rajoni, që mbështesin këtë iniciativë.

Pas luftës në Kosovë
Pas luftës në KosovëFotografi: picture-alliance / dpa

Pa vështrim në të kaluarën nuk ka ardhmëri

Angjelko Kvesiq, kryetar i Unionit të të internuarve kroatë nga Zenica, shpreh për Deutche Wellen shpreh zemërimin e tij ndaj partive politike: „Ato nuk merren fare as me problemin e viktimave as me problemin e të rinjve, e as me problemet e të gjithë atyre që vuajnë për arsye të ngjarjeve në të kaluarën, dhe mendoj se REKOM –i nëse jo tërësisht, së paku pjesërisht do t´i zgjidhë disa nga frustrimet e tyre, gjegjësisht do t´u mundësojë atyre që ta kenë ardhmërinë më të mirë dhe të shëndetshme.”

Platforma për zërin e viktimave

Natasha Kandiq, njëra nga iniciatoret për themelimin e REKOM-it, thotë se tashmë ka ardhur koha

që të dëgjohet edhe zëri i viktimave: „ Detyrë e jona është të krijojmë platformën për zërin e viktimave, që ato të flasin lidhur me këtë dhe ashtu përpiqemi që të dalim nga kjo indiferencë dhe të krijojmë një klimë dhembshurie.”

100.000 vetë demostrojnë më 12 nntor 1991 në Sarajevë për t`i dhënë fund luftës.
100.000 vetë demostrojnë më 12 nntor 1991 në Sarajevë për t`i dhënë fund luftës.Fotografi: picture alliance/dpa

Përfaqësuesit Koalicionit për REKOM, theksojnë shpesh në media se drejtësia gjyqësore, si në Gjykatën Ndërkombëtare për krimet e luftës në ish Jugosllavi ashtu edhe në Gjykatat e vendit, nuk mund të sjellë aspak drejtësi për viktimat. Ata përkujtojnë se edhe më tej, në rajon llogariten më shumë se 16.000 persona të zhdukur. Njëheritë ata paralajmërojnë se fshehja e së kaluarës mund të shpjerë tek përsëritja e saj në të ardhmen.

REKOM-do të luajë rolin e vet edhe në ofrimin e mundësive që të prekurit të dëshmojnë hapur kurse televizionet të transmetojnë dëshmitë e tyre. Sepse siç theksojnë ata, tani është momenti i fundit që të çlirohemi nga e kaluara por duke e ndriçuar atë.

Koalicioni për REKOM, aktualisht ka rreth 900 organizata anëtare dhe individë. Gjer më tani, kjo është nisma më e madhe rajonale e Organizatave Joqeveritare në territorin e ish Jugosllavisë.

Autor: Dinko Gruhonjic/ Esat Ahmeti

Redaktoi: Aida Cama