1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Revolucion portokallesh në Spanjë

Michael Altenhenne
8 Mars 2017

Dy vëllezër u ofrojnë klientëve të tyre të bëhen sponzorë të pemëve të agrumeve dhe të koshereve të bletëve që gjenden në plantacionin e tyre dhe duan të nisin një revolucion bujqësor.

https://p.dw.com/p/2YnKx
Portugal - Orangenbaum an der Algarve
Fotografi: picture-alliance/CHROMORANGE/K. Pawlik

Plantacioni "Naranjas del Carmen" në bregdetin e Detit Mesdhe në Spanjë përbëhet nga 25 hektarë dhe aty ka 10.000 pemë portokallesh. Më shumë se 2,000 prej tyre janë mbjellë rishtas dhe kanë një sponsor. Për shumë vjet këtu nuk prodhohej gjë, shumë fermerë agrumesh qenë larguar nga rajoni i Valencias. Por Gonzalo dhe Gabriel Urculo guxuan mes të krizës një fillim të ri, ose siç e quajnë ata: një revolution portokallesh. "Sot në Evropë hidhen rreth 100 milionë ton ushqime që përbëjnë një të tretën e prodhimit të përgjithshëm. Prandaj ne vjelim vetëm sipas kërkesës. Portokallet që vjelim sot nga pema, janë brenda 2 ditësh në shtëpitë e personit që i ka porositur." - thotë Gonzalo Urculo.

Iran Müllentsorgung
Fotografi: IRNA

Dy vëllezërit shesin drejtpërdrejt përmes internetit. Klientë nga nga e gjithë Evropa mund të porosisin me telefon apo laptop, portokalle direkt nga pema. Tingëllon e kollajshme, por nuk është e tillë. "Çdo gjë në bujqësi ecën ngadalë, njeriu nuk mund ta detyrojë natyrën që t'i bëjë frutat më të mëdha ose më të pjekura. Kurse interneti është një kanal i shpejtë shitjeje dhe njerëzit janë mësuar që çdo gjë ta porosisin sot dhe t'u vijë të nesërmen. Kjo ishte fillimisht edhe sfida për të lidhur bashkë këto dy botë." - tregon  Gabriel Urculo.

Jo vetëm miq

Ndërkohë punët shkojnë mirë. Gjatë kohës së vjeljeve ata shesin rreth 10,000 kilogram e portokaj në ditë në disa vende të BE, tendenca në rritje. Dhe dy spanjollë tashmë janë duke shkuar një hap më tej: Çdokush mund t'i bashkohet revolucionit portokalli duke blerë me një klikim një pemë. Të ashtuquajturën "crowdfarming" ata e kanë regjistruar edhe si ide të mbrojtur. Çdo fermer virtual ka të drejtë që të marrë një pjesë të frutave që jep pema e tij dhe mund të ndjekë në faqen e internetit, se si rritet pema e vet.

Titel: Fokus Orangen Gabriel und Gonzalo
Gabriel dhe Gonzalo UrculoFotografi: DW

Me idetë e tyre të reja, vëllezërit nuk bëjnë vetëm miq. Sidomos rrjetet e mëdha të tregtisë e shohin me pakënaqësi sistemin e crowdfarming në plantacionin e portokalleve. Sepse edhe pse rendimenti për hektar është relativisht i ulët, ata për çdo kokërr portokalli marrin nga klientët e tyre të drejtpërdrejtë shumëfishin e çmimit që u paguajnë ndërmjetësit. "Është e qartë se ne jemi faktor shqetësues për të tjerët. Ne jemi ende të vegjël, por kjo lidhje e drejtpërdrejtë ndërmjet konsumatorëve dhe prodhuesve nuk u pëlqen që tani disa firmave që fitojnë përndryshe prej ndërmjetësimit. Po unë mendoj se ka vend për të gjithë." - thotë Gonzalo Urculo. Sipërmarrja e tyre po rritet me shpejtësi:  "Naranjas del Carmen" ka punësuar deri tani 30 punonjës, nga nëntë vende të ndryshme të botës. Dhe revolucioni portokalli sapo ka filluar.