1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

100408 interview mann china tibet eu

Danhong Zhang / DW Chinesisch11 Prill 2008

Parlamenti evropian në rezolutën që miratoi ditën e enjte në Bruksel dënoi ashpër veprimet e forcave të armatosura kineze në Tibet. Presidenti i "Tibet Intergroup" Thomas Mann shpjegon përmbajtjen e rezolutës

https://p.dw.com/p/Dfw9
Parlamenti Evropian në Strazburg
Parlamenti Evropian në StrazburgFotografi: AP

Parlamenti evropian i bëri thirrje Kinës të respektojë të drejtat e njeriut, kjo edhe në kuadër të lojërave olimpike që do të zhvillohen në gusht në Pekin. Ajo çfarë ndodhi në Tibet duhet të hetohet nga instanca të pavaruara, kërkuan parlamentarët evropianë.

Rezolutë përkatëse e parlamentit evropian u miratua me shumicë absolute dhe përtej kuadrit partiak.

Por çfarë thuhet konkretisht në këtë rezolutë për Tibetin?

Thomas Mann, deputet në parlamentin evropian dhe president i "Tibet Intergroup" në parlamentin evropian për DV thotë: "Kemi pasur një mazhorancë absolute, 580 deputetë tha po, vetëm 24 ishin kundër, 45 parlametarë abstenuan. Pra mendoj se kjo rezolutë është një sukses i madh. Elementi më i rëndësishëm në këtë pikë, ne kemi thënë kinezët duhet të japin shenja se po i respektojnë të drejtat e njeriut, ashtu si u tha në atë kohë kur atyre ju dha shansi për zhvillimin e lojërave olimpike. Por nga ky premtim jemi me kilometra larg. Dalai Lama ka të drejtë kur thotë se ate po zhvillohet një genocid kulturor."

Policia kineze shtyp protestat në Gansu, 3 prill 2008
Policia kineze shtyp protestat në Gansu, 3 prill 2008Fotografi: AP


Një pikë tjetër në rezolutë është kërkesa për lejimin e shtypit ndërkombëtar në tibet. Një pikë tjetër e rëndësishme është, madje bazë themelore për transformiomin në Tibet është rifillimin i dialogut me dalai Lamën, thotë deputeti evropian, Thomas Mann. "Nuk mund të vazhdojë më kjo gjendje që nga pala kineze Dalai Lama të injorohet rregullisht madje të njolloset.

Nga ana tjetër ne i drejtuam apel të rëndësishëm presidencës së radhës së Bashkimit evropian, me qëllim që shtetet dhe shefat e vendeve anëtare të BE-së, të jenë në gjendje të dalin me një qëndrim të përbashëkt, për shembull, të mbajnë të hapur mundësinë e refuzimit të pjesëmarrjes në ceremoninë e hapjes së lojërave olimpike. Kemi nisur edhe një mesazh në Komisionin Evropian, që dialogu mes Bashkimit Evropian dhe Kinës të zhvillohet intensivisht madje me urgjencë.

Pa respektimin e të drejtave të njeriut, pa respektimin e të drejtave të pakicave, lojërat olimpike nuk kanë kuptim."