1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

120510 Frankreich Burka-Resolution

14 Maj 2010

Deputetët votuan njëzëri kundër mbulimit kokë e këmbë të grave me ferexhe, por debatet në Francë bëjnë të qartë se politika franceze është thellësisht e përçarë sa i përket qëndrimit ndaj fesë islame dhe fundamentalizmit

https://p.dw.com/p/NNSH
Gra me burka
Gra me burkaFotografi: Dzevad Sabljakovic

"Me këtë rezolutë duam të dënojmë dhe më vonë edhe ta ndalojmë me ligj, që gratë të mbulohen me ferexhe, pavarësisht nëse e bëjnë vullnetarisht apo i detyrojnë." - u shpreh kryetari i grupit parlamentar të konservatorëve francezë, Jean-François Copé dhe deputetët e miratuan këtë rezolutë, që bën të qartë se ferexheja nuk ka vend në Francë. Pas këtij hapi të parë, si hap i dytë pritet javën e ardhshme miratimi i ligjit përkatës prej kabinetit, i cili do t'i parashtrohet më pas për miratim parlamentit dhe senatit.

Meqë janë kundër ndalimit të përgjithshëm të ferexhesë, komunistët dhe ekologjistët nuk morën pjesë në votim. Kurse socialistët morën pjesë në votim dhe votuan pro rezolutës.

Rezoluta e miratuar mbulon vetëm në sipërfaqe hendekun

Por rezoluta e miratuar njëzëri vetëm në dukje i mbulon të çarat, që ka shkaktuar debati për ferexhenë mes kampeve politike franceze. Jean Glavany i Partisë Socialiste thotë:

"Me këtë rezolutë ata marrin përsipër shumë detyrime, para së gjithash për luftimin e pabarazisë mes meshkujve dhe femrave në tregun e punës. Këto janë kërkesa të mrekullueshme dhe ne do t'i marrim seriozisht ato dhe do të shohim se si do të veprojë qeveria, kur të jetë fjala për më tepër poste menaxherësh për gratë. Sepse diskriminimi nuk ndodh vetëm prej një cope pëlhure, që mbulon fytyrën, por në shumë sektorë të republikës."

Por edhe në radhët e konservatorëve ka rezerva masive në lidhje me procedurat e mëtejshme. Gjykata përgjegjëse ka bërë të qartë se një ligj që ndalon në mënyrë shablone përdorimin e ferexhesë në Francë është antikushtetues. Ekologjistët dhe komunistët e quajnë ndalimin e ferexhesë si diskriminim të fesë islame. Komunisti Alain Bocquet e akuzon qeverinë se me këtë debat po përçan shoqërinë:

"Tani jemi shumë larg deklaratave elektorale të Sarkozisë, që në 2007 donte të grumbollnte rreth vetes të gjithë ata që ishin pro një ëndrre të re franceze: republikës me parimin e vëllazërimit, e cila i ofron vend gjithkujt, në të cilën askush nuk ka pse të ketë më frikë dhe në të cilën diversiteti shihet si pasuri dhe jo si kërcënim."

Edhe kryetari i shoqatave të myslimanëve francezë, Mohamed Musaui thotë se me rezolutën për ferexhenë qeveria i përjashton edhe më tej myslimanët, që jetojnë në vend. Sipas tij, në vend të ndalimit me ligj, shoqatat dhe bashkësitë duhet t'i bindin gratë që të heqin dorë nga ferexheja.

Autor: Johanes Duchrow/Pandeli Pani

Redaktoi: Auron Dodi