1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rezultatet në ndeshjet e Kupës së Uefës

dpa13 Mars 2009
https://p.dw.com/p/HBWj
Kupa e Uefës, Verder Bremeni kundër St. Etienne
Kupa e Uefës, Verder Bremeni kundër St. EtienneFotografi: AP

Në ndeshjet e para, në të tetën e finales së ligës UEFA, dy ekipet gjermane nuk shkëlqyen në fushat e tyre. Verderi i Bremenit mundi ekipin francez St. Etienne me rezultat 1:0. Ndërkohë që Hamburgu barazoi me ekipin nga Stambolli, Galatasaray, me rezultat 1:1. Pas këtyre rezultateve, të dy ekipet gjermane do ta kenë vështirë në ndeshjet e kthimit, pasi luajnë në fushat e kundërshtarëve.