Gjermania

Rifillojnë dëbimet e azilantëve në pikun e fushatës

Pas një ndërprerjeje disamujore këtë të martë fillon riatdhesimi i azilkërkuesve të refuzuar në Afganistan. Kritikat vijnë nga opozita dhe aktivistët për të drejtat e njeriut.

Rückführung von Flüchtlingen (picture alliance/dpa/P. Seeger)

Sërish një avion me azilkërkues afganë të refuzuar niset drejt Kabulit (12.09) nga aeroporti i Dyseldorfit. Me sa duket ky është një avion i posaçëm që përdoret për riatdhesime, sepse në aeroportin e Dyseldorfit nuk ka lidhje fluturimi me kryeqytetin afgan.

Sipas këshillit të refugjatëve të landit Renani-Vestfali këtë kthim në grup e kanë përgatitur disa lande. 12 afganë janë nga Renani-Vestfalia, 6 nga Bavaria dhe 1 nga Hamburgu. Ky është kthimi i parë në Afganistan pas atentatit tragjik me bombë në maj 2017, në afërsi me ambasadën gjermane, ku humbën jetën 150 vetë. Qindra vetë u plagosën.

Pas sulmit terrorist, federata dhe landet e kufizuan dëbimin vetëm për kriminelët, rrezikuesit islamistë, për të cilët autoritetet dyshojnë se përgatisin akte terroriste, dhe ata që "mohojnë me këmbëngulje sqarimin e identitetit".

Kritika ndaj rifillimit të dëbimeve

Organizatat humanitare janë kritike, sepse situata në Afganistan është mjaft e rrezikshme. Opozita dhe kritikët i quajnë dëbimet pikërisht në këtë kohë si një manovër në kohë fushate zgjedhore. Kreu i organizatës "Pro Asyl", Günter Burkhardt është shprehur se "synohet të jepet një sinjal vendosmërie para fushatës me qëllim që të merren vota në elektoratin armiqësor ndaj të huajve." Burkhardt akuzoi ministrin e Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere, se e injoron tërësisht gjendjen në Afganistan.

 

 

la/(dpa, afp, KNA)

Albanian Shqip

Amharic አማርኛ

Arabic العربية

Bengali বাংলা

Bosnian B/H/S

Bulgarian Български

Chinese (Simplified) 简

Chinese (Traditional) 繁

Croatian Hrvatski

Dari دری

English English

French Français

German Deutsch

Greek Ελληνικά

Hausa Hausa

Hindi हिन्दी

Indonesian Bahasa Indonesia

Kiswahili Kiswahili

Macedonian Македонски

Pashto پښتو

Persian فارسی

Polish Polski

Portuguese Português para África

Portuguese Português do Brasil

Romanian Română

Russian Русский

Serbian Српски/Srpski

Spanish Español

Turkish Türkçe

Ukrainian Українська

Urdu اردو