1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ristrukturimi i kabinetit qeveritar në Kubë

Michael Castritius4 Mars 2009

Presidenti kubanez Raul Kastro – pasardhësi i vëllait të tij Fidel - riorganizoi shumë poste qeveritare në Kubën socialiste. Ithtarët e deritanishëm të partisë së Fidelit u zëvendësuan me të besuarit e Raulit.

https://p.dw.com/p/H5Ol
Presidenti i Kubës, Raul KastroFotografi: AP

Raul Kastro ndërmori spastrime, seleksionime dhe ristrukturime të fuqishme. Dymbëdhjetë pikë përfshin komunikata zyrtare, në thelb ai nuk jep argumenta.


Më i bujshëm është shkarkimi i ministrit te Jashtëm Felipe Perez Roque. Ky i fundit sapo ka mbushur 44 vjeç dhe duke qenë një nxënës i vjetër i Fidel Kastros konsiderohej deri më sot si një nga kandidatët me shanset më të mira për t´u bërë president në rastin e ndërrimit të brezave. „Lideri-i madh" e kishte emëruar madje atë edhe si trashëgimtarin e tij. Perez Roque i përket një grupi të rinjsh komunistë me abicje për karrierë, që synojnë pozicionet më të larta të partisë. Ato janë quajtur „talibanë" sepse i kanë qëndruar besnikë të fortë Fidelit.


Raul Kastro thekson me këtë vendim si dhe shumë vendime të tjera për personelin, se do ta shmangë influencën e vartësve të Fidelit në favor të të besuarve të tij. Ajo që bie në sy është, se të tjerë ushtarakë po ngjiten në postet ministrore. Ushtria është baza më e rëndësishme e pushtetit të Kastros së dytë. Tek e fundit ai ka qënë një dekadë ministër i mbrojtjes. Ai mund t´u besojë me siguri të plotë ushtarakëve. Kështu gjenerali Jose Amando Ricardo Guerra do të bëhet shef kabineti. Këtë post, që zyrtarisht emërtohet: sekretari i këshillit të ministrave, deri më sot e ka pasur Brenda Carlos Lage. Ai ka qenë gjithashtu një nga njerëzit më të besuar të Fidel Kastros. Në kohë krizash të mëdha, kur në fillimin e viteve nëntëdhjetë u shpërbë blloku lindor, ai zhvillonte reforma të kujdesshme ekonomike, por që më vonë u tërhoqën. Në këtë pierudhë fituan gjithmnjë e më shumë rëndësi ekonomike ndërrmarjet ushtarake, si p.sh. në degën e turizmit. Raul Kastro dhe Karlos Lage duhet te kenë qënë në konkurrencë me njëri-tjetrin. Krahas Perez Roque edhe Lage ishte një nga politikanët më elitarë pas Kastrove. Ai konsiderohej gjithashtu si njeriu i së ardhmes.


Rikompozimi i qeverisë përforcon shpresën për ndryshime në politikën e ekonomis së planifikuar në vend. Ndër të shkarkuarit nga detyra janë ministri i Ekonomisë Rodringuez Garcia dhe ministrja e Financave Barreiro Fajado. Fryrjet burokratike janë eliminuar, pasi Raul Kastro shkriu ministritë me përplasje kompetencash si p.sh. sektori i tregtisë së jashtme dhe ai i investimeve të jashtme. Me këtë ai vuri në jetë një premtim që e kishte dhënë me marrjen e detyrës më 24 shkurt të vitit 2008. Raul Kastro: „Në mënyrë objektive ka kufizime. Të gjithë ne i dimë ato dhe vuajmë çdo ditë prej tyre. Ne kemi me tepricë rregulla dhe ndalime. Sot ne kemi nevojë për një strukturë kompakte, funksionale me pak instanca shtetërore administrative dhe për një ndarje më të mirë të detyrave. Vetëm kështu mund të kufizojmë diskutimet e tepruara si dhe koordinimet, lejimet apo ndalimet, rregullat, qarkoret e të tjerë, e të tjerë. Companeros dhe Companeras, ju e dini po aq mirë sa dhe unë çfarë nënkupton fjala „e të tjerë". Shkurt ne duhet ta bëjmë qeverinë më efektive!"


Më efektive dhe këtu duhet shtuar , më shumë në linjën e Raulit. Si konkluzion kjo do të thotë se riorganizimi i qeverisë ka bërë një hap vendimtar jashtë qarkut të vjetër të pushtetit përreth Fidel Kastros. "Raulistët" i marrin frenat në dorë. Sigurisht jo për hapjen politike të vendit, sepse prioritet ka ruajtja e sistemit. Ndoshta ato do të ndërmarrin reforma ekonomike për ta nxjerrë vendin nga kriza e vazhdueshme. Vetëm nëse kubanët do të ndiejnë përmirësim të nivelit të jetesës, ata do ta ruajnë sistemin.