1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rivalja e Gjermanisë, Serbia me pesë futbollistë të bundesligës në Afrikë

1 Qershor 2010

Serbia ka futur në grupin e lojtarëve të saj pesë profesionistë nga kategoria e parë dhe e dytë e bundesligës gjermane.

https://p.dw.com/p/Nenz
Trajneri i skuadrës serbe, Radomir AntiçFotografi: AP

Me pesë lojtarë profesionistë nga kategoria e parë dhe e dytë e bundesligës, do të udhëtojë për në Afrikën e Jugut rivalja e Gjermanisë në Kampionatin Botëror të Futbollit 2010, Serbia. Në grupin e 23 lojtarëve të përzgjedhur janë përfshirë futbollisti i Dortmundit, Neven Subotiç, lojtarët mesfushorë, Zdravko Kuzmanoviç i Shtutgartit dhe Zoran Tosiç i skuadrës së Këlnit, si edhe mbrojtësi Antonio Rukavina i skuadrës së Mynihut. Këtë e bëri të ditur, Federata e Futbollit Serb ditën e martë (01.06).

Fußball Bundesliga
Zoran TosicFotografi: picture alliance / dpa

Trajneri Radomir Antiç kishte marrë me vete për stërvitjet përgatitore në Austri, 24 lojtarë me vete, dhe pak para përfundimit të afatit i bëri të ditur FIFA-s vetëm heqjen e portierit, Zhejlko Brkic nga lista.

Në grupin e lojtarëve serbë që do të ndeshen me 11-n gjermane, është futur edhe lojtari i mëparshëm i Herthas, Marko Panteliç, i cili aktualisht luan për Ajaksin e Amsterdamit.

Fußball Deutsches Team Trainingslager Italien Weltmeisterschaft 2010 Flash-Galerie
Skuadra gjermane gjatë stërvitjes për Kampionatin Botëror në ItaliFotografi: AP

Serbia, e cila i përket Grupit D, ashtu si edhe Gjermania do të dalë në fushë më 18 qershor në Port Elisabeth kundër skuadrës gjermane të Joachim Löw. Skuadra serbe do të luajë edhe kundër Ganës dhe Australisë.

dpa/Lindita Arapi

Redaktoi: Bahri Cani