1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rojet personale të Erdoganit dhe SHBA

30 Gusht 2017

SHBA kanë paditur roje të tjera personale të Erdoganit pas rrahjes në Uashington.

https://p.dw.com/p/2j6Ic
16 maj: punonjësit e sigurisë të Erdoganit rrahin demonstrues para ambasadës turke në Uashington
16 maj: punonjësit e sigurisë të Erdoganit rrahin demonstrues para ambasadës turke në UashingtonFotografi: picture alliance/AP Photo/Voice of America

Takimi harmonik i kryetarit të shtetit turk me Presidentin Trump ishte ana e bukur e vizitës së tij, në mes të majt në SHBA, kurse rojet e tij personale që rrihnin njerëz - ana e shëmtuar. Dhimbjet gjyqësore vazhdojnë.

Pas sulmit ndaj demonstruesve, ministria e Drejtësisë së SHBA ka paditur në mungesë tri roje të tjera të presidentit turk Rexhep Tayyip Erdogan. Ndaj tyre dyshohet që kanë vepruar me dhunë kundër demonstruesve paqësorë kurdë gjatë vizitës së Erdoganit në mes të majit, deklaroi ministria në Uashington. Gjithsej janë ngritur padi kundër 19 rojeve të Erdoganit. Dy prej rojeve personale u arrestuan në qershor, 17 të tjerë kërkohen me urdhër arresti. Erdogani reagoi i zemëruar ndaj kritikave.

Erdogan und Trump USA
Fotografi: Reuters/K.Lamarque

Tri rojet u identifikuan pas vlerësimin të regjistrimeve me video, bëri të ditur më tej ministria. Të gjithë janë shtetas turq. Ata akuzohen që i goditën dhe i shkelmuan demonstruesit para ambasadës turke. Veç kësaj ata patën vepruar me dhunë edhe kundër forcave amerikane të sigurisë, të cilat u përpoqën t'u japin fund sulmeve. Në një video mund të shihet se si Erdogani bëhet personalisht dëshmitar i ngjarjeve, por nuk ndërhyn në to. Senatori republikan John McCain kërkoi përballë incidenteve atëherë madje dëbimin nga Uashingtoni të ambasadorit turk.

Demonstruesit që u sulmuan nga ekipi i sigurisë së Erdoganit mbanin flamuj të Partisë Kurde të Bashkimit Demokratik (PYD). Dhjetë vetë morën plagë. Përplasjet ndodhën pas takimit të pritur me ankth të Erdoganit me Presidentin e SHBA, Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Pas kësaj, Erdogani udhëtoi për në rezidencën e ambasadorit turk, ku me rastin e vizitës qenë mbledhur mbështetës dhe kundërshtarë të presidentit turk. Atje pati përplasje midis ithtarëve të Erdoganit nga njëra anë dhe demonstruesve kurdë dhe armenë nga ana tjetër. Policia e Uashingtonit arriti t'i ndajë vetëm pas disa përpjekjeve të dyja kampet.