1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Roli i futbollit dhe bashkëjetesa në Artanë & Përvjetori i komunës së Junikut & Intervistë me Naim Rashitin

16 Maj 2009
https://p.dw.com/p/HrYF

Përfaqësuesit e komunës së Artanës thonë se raportet në këtë bashki shumë etnike janë të mira. Të rinjtë serbë luajnë së bashku futboll me moshatarët shqiptarë dhe bëjnë gara në Ligën e Dytë të Kosovës.

Juniku, i banuar me popullatë shqiptare, po i afrohet përvjetorit të funksionimit të suksesshëm si komunë. Kjo komunë përfshinë territorin e Junikut, Gjocajt dhe Jasiqit në jug të Kosovës. Ekziston mundësia që t'i bashkangjiten edhe tri fshatra të tjera të komunës së Gjakovës.

Integrimi i pakicës serbe mbetet sfida kryesore e Kosovës. Për Beogradin, bojkotimi prej serbëve i institucioneve të Kosovës është shtylla kryesore e e angazhimeve për zhvlerësimin e pavarësisë së saj, thuhet në raportin e fundit të Grupit Ndërkombëtar të Krizave, me titullin "Integrimi i Serbëve në Kosovë: Vendimi për të ecur përpara". Intervistë me Naim Rashitin, përfaqësues i Grupit Ndërkombtar të Krizave në Prishtinë.

Autor: Refki Alija/Ajete Beqiraj/ Esat Ahmeti

Redaktoi: Bahri Cani