1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Romët në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni

12 Mars 2010
https://p.dw.com/p/MRg0

Romët, ashkalinjtë dhe egjiptasit në Kosovë përballen me vështirësi të shumta për jetë, siç janë edukimi, problemi i banimit, qasja në shërbimet publike dhe punësimi. Për të zbutur gjendjen aktuale të ketyre komuniteteve, qeveria e Kosovës në bashkëpunim me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian si dhe Fondacionin Kosovar për Shoqëri të Hapur, ka hartuar Strategjinë për Integrimin e tyre për vitin 2009-2015.

Gati 11 vjet prej fillimit të bombardimeve kundër forcave serbe, në Maqedoni ende jetojnë 1.630 romë të zhvendosur nga Kosova.

"Në Shqipëri ndërgjegjësimi mbi diskriminimin mbetet në tërësi në nivel të ulët". Ky është një ndër përfundimet që ka arritur Komisioni kundër racizmit dhe intoleracës pranë Këshillit të Europës në raportin për Shqipërinë që u bë publik ditët e fundit. Në mënyrë të veçantë raporti evidenton gjendjen e romëve dhe egjiptianëve të cilët vazhdojnë të hasin vështirësi serioze sociale e ekonomike.

Autor: Ajete Beqiraj/Sashko Dimevski/Arben Muka

Redaktoi: Bahri Cani