1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

"Roma dhe barbarët"- Evropa në kohën e dyndjes së popujve

Conny Paul4 Shtator 2008

Në muzeun kombëtar të artit në Bon prezantohet ekspozita "Konfrontimi mes Romës dhe Barbarëve nga shekulli i 2-të deri në të 6-tin".

https://p.dw.com/p/FBQE
Busti në ar i Perandorit Mark Aurel, rreth vitit 180 pas Krishtit, objekt i ekspozitës "Roma dhe barbarët"Fotografi: AP

Kombet fqinjë të Gjermanisë, që shtrihen brenda hapësirës së gjuhëve romane, e cilësojnë epokën e dyndjes së popujve si "invazioni i barbarëve". Në të kundërt gjermanët i emërtojnë këto lëvizje masive në periudhën mes antikitetit të vonshëm dhe mesjetës së hershme me një tem më të zbutur: "epoka e endjes së popujve". Kjo ka qenë një peirudhë, në të cilën ra Perandoria Romake. ‚Orbita romake e botës' po shpërbëhet tha në vitin 396 pas Kirshtit babai i kishës Hieronimi. Epoka e migrimit të popujve është një nga ngjarjet më dramatike të historisë evropiane dhe prej shumë kohësh ajo studiohet nga historianët.


Kuratori i ekspozitës Jan Bemman: "Nëse e nisim rrëfimin thjeshtë dhe tërësisht në mënyrë pllakative, atëhere gjithçka nis me hunët. Ata janë shkatarët. Procese dyndjesh kanë ekzistuar edhe në dy shekujt e mëparshëm. Depërtimi i hunëve në hapësirën veriore të Detit të Zi pasoi në gjysmën e dytë të shekullit të katërt. Duke filluar nga viti 350 pas Krishtit ne e dimë, që Hunët luftuan dhe ishin shumë të sukseshëm kundër grupeve barbare, të cilët i siguronin të ardhurat e tyre përmes bujqësisë dhe blegtorisë. Hunët pra janë të sukseshëm, ata i dëbojnë këto grupe deri në Perandorinë Romake dhe këta të fundit kërkojnë që të pranohen prej perandorisë. Në fakt ky ishte shkaku për dyndjen e popujve." thotë Jan Bemmann


Në shekullin e 4-t pas Krishtit hunët shkaktuan lëvizjen masive të popujve. Grupe të mëdha njerëzish vërshuan drejt Perandorisë Romake. Romakët nuk ia dalin më që t´i shpërndajnë hunët në perandori dhe t´i dobësojnë ata. Arësyeja është: Ata njëkohësisht kanë probleme me grupe popullore në shumë kufij. Më parë të gjithë barbarët që ndodheshin në Perandorinë Romake integroheshin me dhunë, ose luftoheshin deri në zhdukje.


Në vitin 406 mbërrijnë gotët në Perandorinë Romake. Jan Bemmann: "Ata vërshojnë duke plaçkitur e vrarë dhe më pas mposhten prej kreut të ushtrisë në Perëndim, Stilicho. Kjo ka si pasojë shkatërrimin e tregut të skllevërve, sepse në të u hodhën shumë prej të mposhturve, gjë që çoi në rritjen e ofertës në raport me kërkesën. "


Edhe kjo ndikon në dobësimin e infrastrukturës së Perandorisë Romake dhe u mundëson hunëve, gotëve, germanëve dhe vandalëve që të pushtojnë territore të mëtejshme të romakëve.


Gjatë vizitës në ekspozitën "Roma dhe Barbarët" përjeton epokën e dyndjeve të popujve nga shekulli i 2-të deri në të 6-in pas Krishtit. Tekstet nëpër muret e ekspozitës përshkruajnë lëvizjet e mëdha të grupeve të veçanta të popullsisë në Evropë. Përmes një harte animacion paraqiten lëvzijet e popujve dhe spostimi i pushtetit. Gjithashtu ekspozita në muzen kombëtar prezanton edhe rreth 1000 objekte të kohës si: bizhuteri, armë, monedha.


Në ekspozitë mund të shohësh edhe armët e luftërave të Atilës. Jan Bemmann: "Nomadët kalorës të tij të pajisur me harqe e shigjeta posedonin një teknikë superiore armësh. Ata mund ta qëllonin me efekt qysh në distancë të madhe ushtrinë armike. Atyre nuk mund t´u bëhej ballë. " Superioriteti luftarak i barbarëve dhe aftësia e tyre për të përdorur infrastrukturën romake: rrugët e rrjetet detare për t´u ngulitur në territoret e pushtuara, çoi në fundin e lëvizjeve masive të popujve.


Bemmann: "Ky është një proces. Ne nuk mund të përmendim një datë të saktë të përfundimit të këtij procesi. Eshtë rënë dakord për gjysmën e dytë të shkullit të 6-të, sepse raportet janë qartësuar disi. Nga kjo periudhë harta e Evropës bëhet më e qartë. Ne kemi një Francë të forcuar në pjesën e Perandorisë Romake, që dikur quhej Galia, është perandoria e Langobardorëve në Itali dhe Arianët, të cilët ndodhen në luginën e Karpateve si dhe Perandorinë Bizantine në Territorin e Greqisë dhe Turqisë së sotme."


Perandoria Romake si një njësi e madhe është zhdukur. Në një farë mënyrë kjo ka pasur efekt stabilizues dhe ka lënë gjurmë kulturore. Në rajonet, në të cilat mbizotëronin romakët për dekada e shekuj të tërë, edhe sot e kësaj dite ndjehet influenca.