1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

RpK kundër BND

13 Dhjetor 2016

Organizata Reporterët pa Kufij shpreson se do të fitojë procesin kundër përgjimeve. Ky proces mund të jetë vendimtar edhe për mijëra kolegë në mbarë botën.

https://p.dw.com/p/2UBsd
Deutschland Reporter ohne Grenzen
Fotografi: picture alliance/dpa/B. Pedersen

Gazetarët i përkasin grupit të profesioneve me sekrete. Ata janë si mjekët, avokatët apo profesionistët që merren me çështje shpirtërore, të cilët duhet të jenë të besueshëm. Në të kundërtën, nuk do të kishin kurfarë shansesh që të gjejnë informacione tepër interesante. Ndërsa kur këto informacione bien në duar të gabuara, mund të rrezikohet madje edhe jeta e gazetarëve. Organizata joqeveritare Reporterët pa Kufij (RpK) kujdeset për lirinë e shtypit dhe për gazetarët në mbarë botën. Ndaj menjëherë ngrihet alarmi kur dëgjohet fjala "përgjime".

Mbledhja e të dhënave apo ndonjë trojaner - çdo lloj forme e spiunimit të të dhënave të gazetarëve paraqet një rrezik të madh. RpK mendon se këto rreziqe mund të zvogëlohen, në qoftë se ka sukses procesi gjyqësor kundër Shërbimit Informativ Federal (BND). Gjykata Federale Administrative të mërkuren (14.12) në Leipzig mund të marrë ndoshta edhe vendimin përfundimtar në këtë proces. Po për çfarë bëhet fjalë? RpK dyshon se mund të jetë viktimë e spiunimit të BND.

Filteri i BND duket se ka mbledhur 15.000 të dhëna

Logo - BND
Fotografi: picture-alliance/dpa

Organizata RpK i referohet një raporti të kontrollit parlamentar nga viti 2013, sipas së cilit nga mbarë bota janë kapur dhe filtruar me qindra miliona e-maila. Ndër BND ka përpunuar rreth 15.000 raste, që do të thotë se e-mailat janë lexuar. Ndër ta mund të ketë pasur edhe të RpK, mendon drejtori Christian Mihr. Ai druhet për sigurinë e kolegëve në mbarë botën.

Gazetarët më të prekur janë ata në Lindjen e Mesme - në veçanti në Siri, Egjipt dhe Arabinë Saudite. Por edhe në Rusi, Ukrainë dhe Uzbekistan janë regjistruar kufizime serioze të lirisë së shtypit. Të gjitha këto, por edhe disa rajone të tjera, kanë qenë pjesë e profileve të bëra nga BND-ja. Kjo është detyrë e një shërbimi për sigurinë e jashtme, sepse këto informacione janë relevante për qeverinë federale. Ato përdoren edhe për sigurinë e ushtarëve gjermanë në misionet e jashtme, por edhe për mbrojtje nga sulmet në internet.

Informacionet e BND janë me interes edhe për të tjerët

Zyra Federale për Mbrojtjen Kushtetuese dyshon, se Rusia qëndron pas sulmeve të shumta ndaj objektivave gjermane. Më së shumti bëhet fjalë për përhapjen e disinformacioneve në internet, të cilat mund të influencojnë edhe politikën e brendshme në Gjermani. Ndaj informacionet e BND mund të jenë me interes edhe për shërbimet për sigurinë e brendshme. Për këtë arsye është krijuar edhe arkitektura e përbashkët e sigurisë në kuadër të Qendrës së Përbashkët për Mbrojtje nga Terrorizmi (GTAZ) në Berlin. Një ndër detyrat më të rëndësishme është vëzhgimi i veprimit të xhihadistëve nga rajonet e krizave, të cilët mund të kryejnë sulme edhe në Gjermani.

ROG Geschäftsführer Christian Mihr
Christian MihrFotografi: Reporter ohne Grenzen e. V.

Mihr pohon se ai nuk do ta kontestojë në asnjë mënyrë legjitimitetin e shërbimeve sekrete. Por organizata joqeveritare kërkon rregullimin ligjor të gjërave, të cilat sipas Mihr, ende nuk janë rregulluar në formën e duhur. Si një prej dëshmive, ata përmendin edhe përgjimet e NSA në vitin 2014, ku kanë qenë të përfshira edhe komunikimet në Gjermani.

Akuzat e RPK aktuale për kolegët jashtë vendit

Mendohet se në këto përgjime janë përfshirë edhe persona nga gjenerata e pestë, të cilët mund të vihen në lidhje me të dyshuarit. Ndaj RPK mendon se edhe kjo organizatë sipas të gjitha gjasave mund të jetë e përfshirë në përgjimet e komunikimeve.

Nëse gjykata i jep të drejtë RpK, mendohet se BND do të detyrohet që t'i nformojë personat e prekur nga përgjimet. Deri tani nuk ka ndonjë rregull të tillë. Në emër të lirisë së shtypit kërkohet "më shumë transparencë dhe mbrojtja e gazetarëve", mendon RpK. Ndaj ky proces mund të jetë i rëndësishëm edhe për mijëra kolegë në mbarë botën.

Deutsche Welle Marcel Fürstenau Kommentarbild ohne Mikrofon
Marcel Fürstenau redaktor dhe autor i DW për politikën dhe historinë bashkëkohore