1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rreth 3200 viktima në zonën e katastrofës në Himalaje

aud/vfb/wl/uh (dpa, afp, rtr)27 Prill 2015

Pas tërmetit shkatërrimtar në rajonin e Himalajës, numri i viktimave është në rritje. Veç kësaj, një goditje e fortë pasuese tërmeti goditi Nepalin dhe Indinë.

https://p.dw.com/p/1FF9C
Nepal Schweres Nachbeben nach Erdbeben in Kathmamdu
Fotografi: AFP/Getty Images/P. Mathema

Sipas të dhënave të qendrës së SHBA për tërmet,et goditja pasuese ishte me një forcë 6,7 ballë. Qendra e goditjes ishte në Nepal, në jug të Kodarit, pranë kufirit me Kinën, në një thellësi prej rreth dhjetë kilometrash. Në kryeqytetin e Nepalit, Kathmandu njerëzit dolën në panik në rrugë. Në Mount Everest, në malin më të lartë të botës në Malësinë e Himalajës, ka vazhduar rënia e orteqeve. Në kryeqytetin e Indisë, New Delhi, shtëpitë u lëkundën.

Më shumë se 3000 të vdekur

Të shtunën(25.04), një tërmet i fuqishëm i shkallës 7,8 tronditi Nepalin dhe të gjithë rajonin e Himalajas duke shkaktuar shkatërrime të mëdha. Përmasat e plota të katastrofës ende nuk dihen. Numri i viktimave që humbasin jetën po rritet gjithnjë e më shumë. Sipas të dhënave më të fundit të autoriteteve, jetën e kanë humbur të paktën 23200 vetë. Në Kathmandu policia bëri të ditur se ndërkohë janë regjistruar 1953 të vdekur. Në Indi e humbën jetën të paktën 53 vetë. 17 vetë e humbën jetën në Tibet, bënë të ditur autoritetet kineze.

Në Nepal, për rajonet e tërmetit, në të cilat sipas të dhënave të OKB-së jetojnë 6,6 milionë vetë, u shpall gjendja e jashtëzakonshme. Klinikat dhe morgjet janë të tejmbushura, konservat e gjakut dhe medikamentet po mbarohen, deklaruan Kombet e Bashkuara. Furnizimi me energji elektrike është ndërprerë në masën më të madhe.

Nepal Erdbeben Bildergalerie zerstörte Weltkulturerbe Boudhanath Stupa
Kuartieri Boudhanath Stupa në Katmandu -Trashëgimi e kulturës botërore e shkatërruar nga tërmeti në NepalFotografi: picture alliance/Arco Images

Shumica e njerëzve në Kathmandu aktualisht jetojnë në qiell të hapur - edhe të plagosurit, që nuk kanë gjetur më vend në spitalet e stërmbushura. Mijëra vetë i kanë humbur shtëpitë ose kanë frikë të kthehen në godinat e rrezikuara për t'u rrëzuar. Vetë Presidenti Ram Baran Yadaf fjeti në një çadër, tha një zëdhënës i tij në radio.

Forcat e shpëtimit punojnë pjesërisht vetëm me duar, për t'i nxjerrë viktimat nga godinat e rrëzuara. Vargje të tëra godinash në rrugët e qytetit dhe në sheshe janë kthyer në gërmadha. Mungojnë mjetet profesionale, për të nxjerrë nga gërmadhat viktimat.

Në qytetin e populluar dendur me mbi 2,5 milionë banorë, tërmeti shkatërroi edhe tempuj dhe ndërtesa qindravjeçare. Gjendja në qytetet dhe fshatrat e largëta në Himalaje është e paqartë. Fshati Barmak, nën të cilin ndodhej epiqendra e tërmetit është shkatërruar thuajse tërësisht, tha një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme.

Nepal Erdbeben Hilfsaktion Deutschland
Nisen ekipe të ndihmës nga Gjermania për në NepalFotografi: Reuters/W. Rattay

Ka nisur ndihma ndërkombëtare

Ndërkohë kanë nisur ndihmat ndërkombërtare për vendin e varfër aziatik. Inidia dërgoi disa avionë me ndihma si ushqime, ujë dhe aparatura komunikimi. Edhe nga Gjermania janë nisur ndihmës. Shoqatat ndërkombëtare të Caritasit kanë nisur tashmë punën në terren - dhe informojnë për probleme të mëdha. "Aksesi tek viktimat e tërmetit në shumë vende ende nuk është i mundur, sepse rrugët janë të mbyllura. Komunikimi është i vështirë, për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike", deklaroi drejtori i Caritas Nepal, Pius Perumana.

Thirrje për donacione nga organizatat e ndihmës

Në Gjermani organizatat e ndihmës kanë bërë thirrje për donacione. Care për shembull planifikon që të mbështesë në Nepal deri 75.000 vetë me strehime emergjence, ushqime, tableta për pastrimin e ujit dhe ndërtimin e WC-ve portative.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel e siguroi qeverinë nepaleze për mbështetje. Kancelarja i përcolli kryeministrit nepalez, Sushil Koirala ndjenjat e saj të solidaritetit, bëri të ditur zëvendëszëdhënësja qeveritare Christiane Wirtz në Berlin. Merkel është e tronditur për përmasat e katastrofës natyrore dhe për numrin e madh të viktimave. Qeveria gjermane është e gatshme që të ndihmojë me fuqitë e saj. Agjencia Federale e Ndihmës Teknike (THW) do të dërgojë një ekip në Nepal, i bëri të ditur një zëdhënës Deutsche Welle-s.