1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rreth 40 të vdekur pas sulmeve në rajonin kufitar mes Turqisë dhe Sirisë

dpa/afp/rtr11 Maj 2013

Si pasojë e disa sulmeve në një rajon turk në afërsi të kufirit me Sirinë gjetën vdekjen të paktën 40 vetë. 29 të tjerë janë plagosur. Eshtë ende e paqartë se kush fsihet pas këtyre sulmeve.

https://p.dw.com/p/18WDp
Fotografi: STR/AFP/Getty Images

Dy automjete të ngarkuara me lëndë eksplosive kanë shpërthyer para bashkisë dhe godinës së postës në qytetin Reyhanli, njofton agjencia e lajmeve Anadolu.

Bashkia e qytetit me 60.000 banorë është dëmtuar rëndë për shkak të shpërthimit të fuqishëm.

Reyhanli ndodhet në pikën kufitare turke Cilvegozu dhe përballë ndodhet pikëkalimi kufitar i Sirisë Bab al-Hava.

Tote und Verletzte bei Anschlag in Türkei
Fotografi: picture-alliance/dpa

Zhvillohet hetimet

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu , i cili ndërkohë ndodhet në Berlin, tha, se qeveria turke po i ndjek me vëmendje zhvillimet. „Ne nuk do t’i lejojmë të tilla provokime në vendin tonë“, tha ministri i Jashtëm turk. Por sipas tij është ende shumë shpejt të japësh një gjykim mbi ngjarjen. “Hetimet po vazhdojnë”, vuri në dukje Davutoglu.

Rajoni kufitar midis dy vendeve në valën e luftës civile në Siri herë pas here ka qenë në shënjestër të sulmeve.

Në shkurt si pasojë e shpërthimit të një autobombe në pikën kufitare Cilvegozu gjetën vdekjen 17 vetë dhe 30 të tjerë u plagosën. Ankaraja bëri përgjegjës shërbimin sekret sirian për këtë atentat. Turqia prej kohësh druhet se lufta civile e Sirisë mund të përhapet edhe në territorin shtetëror turk.