1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

230110 Terrorabwehr GB

25 Janar 2010

Para konferencave ndërkombëtare për Jemenin dhe Afganistanin qeveria britanike e rriti shkallën e alarmit në nivelin "rrezik serioz". Shkalla e alarmit përbëhet nga pesë nivele "rreziku serioz" është niveli i katërt.

https://p.dw.com/p/Lfsv
Pamje mbi qendrën e LondrësFotografi: picture-alliance / dpa

Në Britaninë e Madhe mbretëron shkalla e dytë më e lartë e alarmit ndaj rrezikut të një sulmi terrorist. Kjo do të thotë se një sulm i tillë konsiderohet si mjaft i mundshëm, por jo akut.

Arsyeja nuk jepet

Ministri i Brendshëm britanik Johnson nuk donte të jepte sqarime, se përse e kishte ngritur shkallën e alarmit. Rekomandimi për këtë hap kishte ardhur prej Qendrës për Analizimin e Terrorit, analizat e së cilës bazohen kryesisht në të dhënat e shërbimeve sekrete. Ministri i Brendshëm deklaroi:

"Qendra për Analizimin e Terrorit e mban gjendjen në vëzhgim të vazhdueshëm. Ajo merr shumë informacione mbi të cilat bazohen edhe vendimet e saj, informacione nga shërbime sekreta brenda dhe jashtë vendit."

London / Polizei / Sicherheit / Großbritannien
Një polic duke dalë nga një ndërtesë, që është kontrolluar, në Mansfield Street në LondërFotografi: AP

Vendimi lidhet ndoshta me informacione të reja lidhur me atentatin, që parashikohej të kryhej ndaj një avioni amerikan, që kishte për destinacion Detroitin. Atentatori i kishte marrë instruksionet në Jemen. Por shkalla e lartë e alarmit ka të bëjë ndoshta edhe me konferencat ndërkombëtare për Jemenin dhe Afganistanin, që zhvillohen në Londër më 27 dhe 28 janar. Në konferencën e së mërkurës (27.01.) do të diskutohet për gjendjen në Jemen dhe veprimin e koordinuar kundër rrjetit terrorist të El Kaida në Gadishullin Arabik. Në konferencën për Afganistanin (28.01.) do të marrin pjesë edhe presidenti afgan Karsai dhe MPJ amerikane Clinton.

Ministri i Brendshëm britanik Johnson i bëri thirrje popullsisë që të shtojë vigjilencën

"Ajo që dua t'i them opinionit publik është që të jetë vigjilent, t'u ndihmojë policisë dhe organeve të sigurimit në punën e tyre. Ne e dimë se vendi ynë kërcënohet prej terrorizmit ndërkombëtar."

Rritja e shkallës së alarmit do të thotë edhe ashpërsim i masave të sigurisë në aeroporte dhe shtim i masave për mbrotjen e ndërtesave, të cilat mund të jenë potecialisht të rrezikuara prej sulmeve terroriste.

Autor: Torsten Huhn/ Pandeli Pani

Redaktoi: Angjelina Verbica