1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rritet lufta kundër aktiviteteve terroriste

25 Qershor 2010

Në mes të këtij muaji Qeveria e Tiranës shpalli të paligjshme në Shqipëri Xhihadin Islamik dhe al Kaedën dhe konfiskimin e pasurive të 62 tregtarëve e 9 shoqërive tregtare, që OKB i konsideron mbështetëse të terrorizmit.

https://p.dw.com/p/O2tn
TiranaFotografi: DW/ Pandeli Pani

Bashkimi në frontin ndërkombëtar antiterrorist i Shqipërisë konkretizohet me luftën kundër parave të pista, burim i financimit të aktiviteteve terroriste. Drejtues të strukturave të Inteligjencës Financiare dhe policisë së shtetit thonë për DW se nga viti në vit janë rritur në mënyrë të ndjeshme rezultatet në këtë luftë.

Kohët, kur njerëz të veshur me petkun e biznesmenit, të bamirësit, apo fetarit të ardhur në Shqipëri nga vendet arabe dhe të lidhur me grupimin terrorist famëkeq të Al Kaedës zhvillonin aktivitete terroriste në dritën e diellit, duket se tanimë i përkasin së kaluarës. Kjo në sajë të luftës, që kanë zhvilluar institucionet përkatëse. Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të aktiviteteve terroriste, Arben Doçi, tregon për DW rezultatet dhe përmend rastin më të bujshëm, atë të terroristit global Jasin Kadi, që zotërontë 18% të aksioneve në dy kulllat binjake, në qëndër të Tiranës.

Arben Doci Generaldirektor Schutz Geldwäsche Finanzen Terrorismus
Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të aktiviteteve terroriste, Arben DoçiFotografi: Ani Ruci

Janë bërë bllokimet e një sërë llogarive bankare, aseteve, apartamenteve, të gjitha të lidhura me Jasin Kadi-në. rasti më i famshëm ështe konfiskimi i disa kateve tek kullat binjake, përballë Kryeministrisë dhe ish Piramidës. Sekuestrimi është sekuestrim civil në bazë të urdhërit të Ministrit të Financave. Sekuestrimi është bërë duke patur parasysh listën e zezë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, që përditësohet vazhdimisht.” thotë Arben Doçi.

Bundeskriminalamt ( Zyra Kriminale Federale Gjermane) dhe Shqipëria

Një përditësim të tillë përfaqëson edhe lista e publikuar këtë muaj nga Qeveria e Tiranës. Në bazë të legjislacionit individët, apo shoqëritë, që bëjnë pjesë në të, gjenden në Shqipëri ata do t'u nënshtrohen konfiskimit të pasurive. Kjo kërkon bashkëpunimin e një sërë institucioneve, që nga Drejtoria për Parandalimin e Pastrimit të Parave, Shërbimi Informativ Shtetëror, policia e shtetit, Prokuroria dhe Gjykatat. Po jo vetëm këtë bashkëpunim. Kjo kërkon dije bashkëkohore për t' iu përgjigjur sofistikimit teknik dhe shumave të mëdha financiare, që përdoren sot për organizimin e aktiviteteve terroriste. Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe financimit të aktiviteteve terroriste, të njohur edhe si Njësia e Inteligjencës Financiare, Arben Doçi, thotë se një projekt dyvjeçar i binjakëzimit mes këtij institucioni dhe Bundeskriminalamt (Zyra Kriminale Federale Gjermane), që përfundoi vitin e kaluar rezulton shume dobishëm në disa drejtime.

Zertifikat Partnerprojekt Bundeskriminalamt
Projekti i binjakëzimit me Zyrën Federale Gjermane të KriminalistikësFotografi: Ani Ruci

Në rritjen e kapaciteteve profesionale të kësaj njësie, sidomos në analizën financiare, në kordinimin dhe bashkëpunimin mes struktusave zbatuese sipas modelit gjerman, pasi pa rritjen e tyre nuk mund të ketë sukses. Kemi marrë përvojë në Berlin, ku ështeë zyra qëndrore e Bundeskriminalamt, por edhe në Wiesbaden, ku është njësia homologe, njësia e Inteligjencës finaciare gjermane, e cila ka dhe një përvojë të çmuar për parandalimin dhe goditjen e pastrimit të parave.”- thotë Z. Doçi.

Për dobinë e kësaj përvoje flasin rezultatet e vitit të kaluar dhe të 5 muajve të parë të këtij viti.

Kemi dërguar në Prokurori 59 raste, që ne i konsiderojmë të dyshimta dhe kemi të dhëna direkte ose indirekte për krimin e origjinës, kush i ka prodhuar këto para të pista, çfarë mënyre ka përdorur pastruesi i tyre për të fshehur burimin dhe për t'i përfshirë ato në ekonominë formale. Kemi dërguar në polici 135 raste, që janë raste të dyshuara, por që nuk kemi arritur ende të zbulojmë krimin e origjinës. Kemi 27 raste të referuara në polici nga janari në maj 2010 dhe brenda 5 muajve të parë të këtij viti 39 referime në polici.”- tregon për DW Arben Doçi.

Fran Rica Direktor Direktorat Finanzen Verbrechen
Fran Rica, Drejtor në Departamentin e Luftës kundër Krimit Ekonomiko-Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme të PolicisëFotografi: Ani Ruci

Fran Rica, Drejtor në Departamentin e Luftës kundër Krimit Ekonomiko-Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë thotë se këto referime i pëerkasin në pjesën më të madhe industrisë së lojrave të fatit.

Ka një rritje të ndjeshme të numrit të veprave penale të referuara lidhur me këtë industri. Në vitin 2009 pati 214 rate në krahasim me 113 rastet në 2008-tën

Bashkëpunim ndërkombëtar dhe rajonal

Shqipëria është anëtare në rrjetin ndërkombëtar të njësive të inteligjencës financiare të njohur me emrin EGMONT me qëndër në Kanada, në Toronto. Kjo do thotë që ajo është e lidhur me 110 anëtarët e këtij rrjeti për shkëmbimin e informacioneve dhe të dhënave në mënyrë të sinkronizuar përmes internetit.

Për Arben Doçin, kreun e njësisë shqiptare të inteligjencës financiare mjaft i rëndësishëm është edhe bashkëpunimi rajonal. Ai flet për një marrveshje, që funksionin që prej dy vitesh dhe që ka dhënë shumë rezultate

Midis Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Serbisë, Bosnjës, Kroacisë dhe Sllovenisë shkëmbemi i informacionit është i shpejtë, sinkron dhe kemi përfituar shumë për t'i dërguar të dhënat organeve zbatuese për raste konkrete”

Nga bashkëpunimi rajonal vitin e kaluar u bllokuan 3,7 milion euro dhe u sekuestruan mbi 1100 metra katrorë asete.

Autor: Ani Ruci

Redaktor: Angjelina Verbica