1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rritet tensioni në ngushticën e Hormusit - Irani nuk tërhiqet

30 Dhjetor 2011

Garda e Revolucionit në Iran tha sot "kërcënimi merr kërcënim". Ajo kërkoi mosvendosjen e sanksioneve të reja kundër Iranit. SHBA e pati paralajmëruar më parë Iranin se mbyllja e ngushticës nuk do të tolerohej.

https://p.dw.com/p/13bZL
Ngushtica e Hormuzit e fotografuar nga sateliti
Ngushtica e Hormuzit e fotografuar nga satelitiFotografi: picture-alliance/dpa

Përballë rritjes së tansioneve në ngushticën e Hormuzit Kina ka rikujtuar detyrimin për paqe dhe stabilitet në rajonin e Gjirit Persik. Mirëpo një zëdhënës i ministrisë së jashtme të Kinës e la të enjten pa përgjigje nëse ky vend gjendet në kontakt me Iranin dhe me shtete të tjera për grindjen në fjalë. Në një koment të agjencisë zyrtare të lajmeve Xinhua thuhet, se spekulimet për luftë me Iranin kanë rezultuar vazhdimisht alarme të rrme. Megjithat, vijon komenti, lipset një qasje serioze dhe fleksible, për të penguar kthimin e alarmit të rremë në alarm të vërtetë.

Tensioni u rrit me një kërcënim të Iranit

Në fillim të acarimit të ri midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës qëndron kërcënimi i Iranit për të mbyllur mngushticën e Hormuzit në rast se Perëndimi vendos sanksione ndaj programit të tij bërthamorr. Marina Amerikane është shprehur se nuk do ta durojë ndërprerjen e kësaj rruge të furnizimit me naftë. Përmes ngushticës detare, në vitin 2009 u transportua një e treta e të gjithë naftës së botës. Ngushtica e Hormuzit lidh Gjirin Persik dhe shtetet eksportuese të naftës Bahrein, Kuvajt, Katar, Arabi Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe me Oqeanin Indian.

Megjithatë, në lidhje me hapat konkrete të SHBA-së në rast bllokimi të ngushticës së Hormuzit prej Iranit ka deri tani vetëm deklarata nga radha e dytë. Ish-ambasadori amerikan në Organizatën e Kombeve të Bashkuara John Bolton tha në televizionin Fox-News: "Është fakt që në rast se iranianët përpiqen të bllokojnë ngushticën e Hormuzit do të zgjaste e shumta dy ose tri ditë derisa ngushtica të rihapej. Dëmi i Iranit nuk do të konsistonte vetëm në atë se marina e tij do të gjendej në fundin e detit."

Ish-ambasadori amerikan në OKB John Bolton
Ish-ambasadori amerikan në OKB John BoltonFotografi: AP

Raporti i OKB-së e vë Iranin në pozitë të vështirë

Pas një raporti të OKB-së në të cilin thuhet se Irani ka zhvilluar prova që kanë të bëjnë me pajisje bërthamore, vendet perëndimore vendosën së fundi sanksione të reja kundër këtij vendi. Shqyrtimi i masave të mëtejshme provokuan tani një përgjigje të fortë nga ana e Iranit. Me gjithë kërcënimet e Iranit, Bashkimi Evropian nga ana e tij përforcoi vullnetin që në grindjen bërthamore me Iranin të ndërmarrë në rast nevoje sanksione të reja.

Ish-gjenerali amerikan James Marks as nuk e konsideron Iranin në gjendje për të paralizuar trafikun detar në ngushticën e Hormuzit. Ai pëmend dy arsye: "Së pari, me Flotën e tyre V amerikanët kanë një prani të jashtëzakonshme në rajon dhe së dyti, ne e kemi ushtruar me hollësi mijëra herë skenarin e bllokimit të ngushticës së Hormuzit."

Anije në Kepin e Afrikës
Fotografi: AP

Autor: Elert Ajazaj

Redaktoi: Mimoza Kelmendi