1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rritje dramatike e kriminalitetit me motive politike

20 Maj 2009

Në shtypin e së mërkurës gjen jehonë publikimi i raportit vjetor nga ministri i brendshëm për mbrojtjen e kushtetutës.

https://p.dw.com/p/Htpw
Ministri i brendshëm Wolfgang Schaeuble, dhe drejtori i entit për mbrojtjen kushtetuese, Heinz Fromm, duke prezantuar raportin në Berlin. 19 maj 2009
Ministri i brendshëm Wolfgang Schaeuble, dhe drejtori i entit për mbrojtjen kushtetuese, Heinz Fromm, duke prezantuar raportin në Berlin. 19 maj 2009Fotografi: AP

Gazeta "General Anzeiger" komenton:

"Rrallëherë ndonjë ministri të brendshëm i është dashur të komunikojë rritjen në përmasa kaq dramatike të kriminalitetit me motive politike, e në radhë të parrë nga skena e ekstremizmit të djathtë. Rritja me gati 16 përqind e krimeve nga spektri i djathtë, është në këtë rast vetëm në aspektin statistikor një plus që faktikisht përbën një minus të madh. Ky bilanc nuk mund ta lerë të qetë ministrin Schäuble. Madje ai duhet t' i shtrojë pyetjen vetes, mos vallë e ka nënvleftësuar disi sqarimin e brezit të ri lidhur me qëllimet e vërteta të të djathtëve që përndjekin njerëz. Rezultati është sidoqoftë shokues."

Një tjetër aspekt nxjerr në pah komentatori i "Flensburger Tageblatt":

"Pa u nxjerrë mirë bilanci i mbrojtësve të kushtetutës, rihapet raundi i ri i grindjes së pareshtur për ndalimin e partisë Nacionaldemokrate të Gjermanisë, NPD. Një debat i pa bukë ky. Sepse Gjykata Kushtetuese ka vendosur kritere të forta për ndalimin. Përpara se shteti të dështojë turpshëm për herë të dytë, me procedura për t' i nxjerrë në ilegalitet kokëshkretët ekstremistë të djathtë, do të ishte më mirë që NPD-ja të mbahej nën mbikqyrje me të gjitha metodat e hetimit." (vfb/aca/dpa)