1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rrjet radikal i djathtë në burgjet gjermane

dpa/dw11 Prill 2013

Në burgjet gjermane ka rregulla të rrepta sigurie, por të burgosurit u janë shmangur atyre duke komunikuar përmes letrave që përmbanin mesazhe të shifruara.

https://p.dw.com/p/18DMk
Fotografi: Getty Images

Ekstremistët e krahut të djathtë kanë arritur të krijojnë në burgjet gjermane një rrjet radikal të djathtë, që operon në gjithë federatën. Ky rrjet ka madje dhe lidhje me mjedisin përreth grupimit "Ilegaliteti nacionalsocialist" (NSU). NSU akuzohet për vrasjen e nëntë personave me origjinë turke dhe greke në Gjermani si dhe të një policeje gjermane.

Javën e ardhshme fillon në Mynih procesi kundër së akuzuarës si anëtare e NSU-së Beate Zschäpe, dhe katër personave të tjerë të akuzuar si mbështetës të grupit terrorist të ekstremit të djathtë.

Symbolbild Neonazis Gefängnis Gericht Netzwerk HNG
Fotografi: picture-alliance/dpa

Në burgjet gjermane ka rregulla të rrepta sigurie, por të burgosurit u janë shmangur atyre duke komunikuar përmes letrave që përmbanin mesazhe të shifruara.

Çfarë rregullash sigurie vlejnë për të burgosurit?

Deri para disa vitesh në Gjermani ekzistonin rregulla unike për burgjet në mbarë vendin. Sot këto rregulla janë të ndryshme nga landi në land. Po ashtu edhe drejtoritë e burgjeve kanë të drejtë që për disa rregulla të vendosin vetë. Për këtë arsye është e vështirë që për këtë temë të jepet një përgjigje e përgjithshme. Por disa gjëra janë kudo të ngjashme: policët e burgjeve kanë të drejtë të kontrollojnë postën e të burgosurve, pra t'i lexojnë letrat ose të kontrollojnë nëse pakot që u dërgohen të burgosurve përmbajnë artikuj të ndaluar dhe rrezikojnë "ligjin dhe rendin" në burg. Përjashtim nga ky rregull bëjnë letrat e avkatëve mbrojtës.

Symbolbild Neonazis Gefängnis Netzwerk Deutschland
Në burgjet gjermane ka rregulla të rrepta sigurie, por jo unike.Fotografi: Getty Images

Gjithashtu lejohet edhe korrespondenca mes të burgosurve - si në rastin e rrjetit neo-nazist. Të burgosurit kanë përdorur në këtë rast terma të shifruara, kode ose simbole dhe ekspertët e kanë pasur të vështirë ta lidhnin përmbajtjen e këtyre mesazheve me skenën radikale të djathtë.

Po ashtu personeli i burgut nuk i hap të gjitha letrat që dërgohen në burgjet gjermane edhe i lexon ato. Po ashtu në kohën e tyre të lirë të burgosurit që gjenden brenda të njëjtit institucioni korrektues mund të komunikojnë lehtësisht me njëri-tjetrin dhe të shkëmbejnë lirisht mendime për ideologjinë e tyre ekstremiste të djathtë.

Neonazi Zahlensymbolik
Simbolikë neonazisteFotografi: picture-alliance/dpa

Njoftime edhe në gazeta

Një nga personat e burgosur që dyshohet si anëtar i këtij rrjeti kishte vendosur në tetor 2012 në revistën "Bikers News" një shpallje në të cilën bënte thirrje për ndihma për organizatë bamirësie mbarëgjermane për burgosurit që përkrahin idetë radikale të djathta.

Si datë themelimi e organizatës «AD Jail Crew 14er» qe dhënë 20 prill 2012. Neo-nazistët e festojnë 20 prillin, si ditëlindjen e Adolf Hitlerit. Shkronjat AD dhe numri 14 u referohen sloganeve me përmbajtje ekstremiste të djathtë.