1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rubineti i gazit mbetet hapur

Barbara Wesel 3 Mars 2015

Prej gati dhjetë vjetësh furnizimet me gaz rus të Ukrainës përdoren si armë politike - me pasoja edhe për BE-në. Tani Brukseli mund të ndërmjetësojë përsëri.

https://p.dw.com/p/1Ek8A
Fotografi: picture-alliance/dpa/S. Kozlov

Për suksesin u deshën gjashtë orë negociata të vështira, por në fund, komisioneri i BE-së për energjinë Maros Sefkovic njoftoi se bisedimet për pajtim mes Rusisë dhe Ukrainës në drejtim të furnizimit me gaz përfunduan me një marrëveshje. Partnerët premtuan se do t'u përmbahen rregullave të së ashtuquajturës "Paketa e Dimrit", e cila ishte realizuar po ashtu me ndërmjetësimin e Komisionit Evropian vjeshtën e kaluar. Kështu, kërcënimi i gjigandit rus të energjisë Gazprom se do t'i mbyllë këtë javë rubinetin e gazit Ukrainës, sepse paradhënia që ka paguar nuk është e mjaftueshme, u evitua. Në këtë mënyrë u evtuan edhe efektet e pakëndshme anësore të një ndërprerje të tillë që lidhen edhe me furnizimin e BE-së, sepse 10 deri në 15 për qind e furnizimeve me gaz të Evropës vazhdojnë të kalojnë përmes Ukrainës.

Ministri rus i Energjisë Aleksandër Novak
Ministri rus i Energjisë Aleksandër NovakFotografi: REUTERS/Eric Vidal

"Paketa e Dimrit" e vlefshme deri në fund të marsit

Diskutimet në Bruksel ishin në thelb përsëritje e mosmarrëveshjeve të gjatë për gazin mes Rusisë, Ukrainës dhe BE. Një lojë politike me kërcënime, negociata të pafundme dhe marrëveshje pas marrëveshjesh midis partnerëve. Tani kjo pati sukses, të paktën, për t'i dhënë Ukrainës një hapësirë frymëmarrje. Por kjo marrëveshje u bë e mundur, vetëm për shkak se diskutimet për Ukrainën lindore, u përjashtuan nga ky raund dhe për to do të negociohet veçmas. Komisioni i BE-së i ka ftuar deri tani disa herë për bisedime ministrin rus të Energjisë Aleksandër Novak dhe homologu i tij ukrainas Vladimir Demtshishin për të biseduar për mosmarrëveshjen. Por që për një javë marrëveshja ishte në rrezik, për shkak të gjendjes në Ukrainën lindore ku mbretëron një armëpushim pak a shumë i brishtë.

Marrëveshje tejet e vështirë

Rusia akuzon Ukrainën se ka ndërprerë arbitrarisht furnizimin e gazit për "republikat" e vetëshpallura proruse Donetsk dhe Luhansk. Shefi i Kremlinit Vladimir Putin u shpreh madje për "gjenocid" ndaj popullsisë lokale. Rreth dhjetë ditë më parë Gazpromi filloi me urdhër të kryeministrit rus Dmitri Medvedev furnizimin e drejtpërdrejtë të zonave të rebelëve që kanë kufi të përbashkëtme Rusinl, por faturën për këtë ia paraqet Kievit, sepse këto rajone ligjërisht vazhdojë të jenë territor ukrainas.

Kievi shprehet krejt ndryshe. Sipas Kievit zyrtar separatistët në lindje i kanë shkatërruar gazsjellësit në rajonet që kanë nën kontroll, në mënyrë që të justifikojnë importet direkte nga Rusia. Për këtë shkak qeveria e Ukranës nuk do t'i paguajë furnizimet e drejtpërdrejta të rebelëve nga Rusia. Po për këtë shkak Ukraina refuzoi të bënte parapagimin e gazit për muajin mars.

Kievi: Separatistët në lindje kanë shkatërruar gazsjellësit
Kievi: Separatistët në lindje kanë shkatërruar gazsjellësitFotografi: Reuters/Shamil Zhumatov

BE-ja sot më pak e varur nga Gazpromi

Sa i përket potencialit kërcënues të Rusisë kundrejt BE-së përmes furnizimeve me gaz, ky ka kohë që është tkurrur. Një ndërprerje e furnizimeve si në viti 2009 sot vështirë se mund të shkaktojë probleme për vendet anëtare të BE-së. Përmes gazsjellësve të tjerë janë siguruar rrugë alternative dhe madje edhe vendet e Evropës Juglindore janë më shumë të varura nga gazi rus mund të furnizohen sot në raste urgjente nga fqinjët e tyre. Edhe për Ukrainën përdorimi i rubinetit të gazit si armë është sot për sot i kufizuar, sepse sezoni i dimrit po mbaron dhe rezervat duket se mjaftojnë deri në fund të tij. Nga ana tjetër Rusia dhe Gazpromi janë të interesuara për të shitur gaz në Evropë, sepse të ardhurat prej shitjes së gazit vetëm brenda vendit nuk janë të mjaftueshme.

Ministri ukrainas i Energjisë Vladimir Demtshishin
Ministri ukrainas i Energjisë Vladimir DemtshishinFotografi: REUTERS/Eric Vidal

Nevojë për reforma urgjente në Ukrainë

Megjithatë Ukraina ka nevojë për reforma urgjente për të reduktuar konsumin e saj të madh të gazit. Duke shtuar efikasitetin e energjisë dhe luftuar korrupsionim mund të kurseheshin rreth një e treta e importeve, thotë eksperti për energjinë Arno Behrens nga Qendra për Studime Politike në Bruksel.

Çështja tjetër që pritet të jetë në rend të ditës është ajo e një rregullimi të ri kalimtar për furnizimin me gaz në muajt e verës. Sepse Ukraina dhe Rusia kanë mosmarrëveshje për furnizimet primare dhe për pagesat në miliarda dhe e kanë hedhur çështjen në Gjykatën ndërkombëtare të Arbitrazhit në Suedi. Vendimi i saj pritet vitin e ardhshëm. Deri atëherë do të vazhdojë të operohet me zgjidhje të ndërmjetme.