1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rusia braktis marrëveshjen për armët konvencionale

Kristina Nagel13 Dhjetor 2007

Rusia e shpalli të mërkurën (13.2) zyrtarisht të pavlefshme për të Marrëveshjen për Forcat e Armatosura Konvencionale në Evropë. Natoja shprehu keqardhjen për braktisjen e Marrëveshjes.

https://p.dw.com/p/CbKt
Ushtari rus mbush raketahedhësin me raketa
Ushtari rus mbush raketahedhësin me raketaFotografi: picture-alliance/dpa/dpaweb

Por ankesat e shumta tingëllojnë jo të vërteta. Shtetet evropiane dhe Amerika mund të kishin bërë shumë gjëra për ta penguar këtë akt. Qeveria ruse ka dërguar herë pas here ftesa për bisedime, edhe nëse kjo ka ndodhur jo rrallë për interesa vetjake, p.sh. të propagandës zgjedhore. Edhe koha që kaloi deri në braktisjen faktike të marrëveshjes së çarmatimit ishte mjaft e gjatë, për të vepruar.

Amerika ka të drejtë të vendosë raketa kudo

Me të drejtë pyesin në Rusi se përse kaq shumë shtete të NATO-s nuk e ratifikuan marrëveshjen e modifikuar për Forcat e Armatosura Konvencionale në Evropë, e cila merrte parasysh gjendjen në politikën botërore pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Dhe si duhen vlerësuar pohimet e politikanëve amerikanë në këtë kuadër, që thonë se Amerika ka të drejtë të vendosë raketa dhe aparatura ushtarake kudo që ajo dëshiron? Nëse kjo thënie do të qe shqiptuar nga Rusia, atëherë bota do të ishte ngritur tallaz.

Rusia e zhgënjyer

Rusia ndien që në çështjen e Marrëveshjes për Forcat e Armatosura Konvencionale në Evropë e kanë tërhequr për hunde. Këtë mund ta vlerësosh si konstatim prej fuqie të madhe, por tablloja e krijuar në Rusi tregon një NATO, e cila u afrohet gjithnjë e më tepër kufijve rusë dhe që stacionon në shtete që nuk i nënshtrohen Marrëveshjes për Forcat e Armatosura Konvencionale në Evropë gjithnjë e më shumë armë.

Planet amerikane për të ngritur një sistem të mbrojtjes raketore në Ceki dhe në Poloni e bënë të derdhet fuçinë. Qeveria ruse veproi, sepse ndihet e kërcënuar në sigurinë e saj.

Rusia dëshiron një marrëveshje të re.

Motoja është e qartë: të drejta të barabarta për të gjithë. Topi tani është te shtetet e NATO-s, të cilat duhet të vërtetojnë se sa e rëndësishme është për to vërtet marrëveshja e çarmatimit.