1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rusia dhe Libia synojnë t'i nxisin marrëdhëniet dypalëshe

3 Nëntor 2008

Bisedimet synojnë zgjerimin e projekteve në Moskë në të gjitha fushat, para së gjithash në tregti, ekonomi, shkencë dhe teknologji.

https://p.dw.com/p/Fmlg
Presidenti rus Dmitri Medvedev, dhe Moamar Gadhafi
Presidenti rus Dmitri Medvedev, dhe Moamar GadhafiFotografi: AP

Sipas presidentit rus Dmitrij Medvedjev, negociatat me kreun e shtetit libian Muamar Gadafi do t'i nxisin marrëdhëniet midis dy shteteve. Medvedjev e priti Gadafin të shtunën në Kremlin. Edhe kryeministri rus Vladimir Putin u takua të shtunën me Gadafin për të diskutuar mbi çështje të bashkëpunimit dypalësh. Gadafi shprehu kënaqësi në lidhje me negociatat me presidentin rus Dmitrij Medvedjev. Jam i bindur, që zhvillimi i marrëdhënieve dypalëshe do të ndikojnë pozitivisht mbi situatën ndërkombëtare dhe raportin gjeopolitik të forcave, tha Gadafi. Medvedjev dhe Putin nga ana tjetër deklaruan:

"Dua t'u përshëndes edhe një herë përzemërsisht në Kremlin. Shpresoj që negociatat do të zhvillohen me angazhim dhe në frymë miqësore, sikurse janë sot edhe marrëdhëniet ruso-libiane."

"Kolegëve të mi dhe mua na kujtohet pritja e përzemërt në Tripoli. Së bashku ia dolëm jo vetëm të vendosim marrëdhënie, por të krijojmë dhe një bazë për zhvillimin e marrëdhënieve ruso-libiane në të ardhmen. Tani mund të bisedojmë në rreth të zgjeruar mbi projekte madhore dhe nisma. Jam i bindur që vizita juaj në Moskë do të jetë një stimul i mirë për zhvillimin e marrëdhënieve tona në të gjitha fushat, para së gjithash në tregti, ekonomi, shkencë dhe teknologji."