1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rusia krijon front kundër antarësimit të Ukrainës në NATO

Pieper, Oliver (DW Deutsch)31 Mars 2008

Presidenti i SHBA George W. Bush pak para samitit të NATO-s, që zhvillohet në Bukuresht të mërkurën (2.4 - 4.4) viziton Ukrainën. Kjo vizitë Ukraina zgjon shpresa të mëdha në Kiev, por ngjall indinjatë në Moskë.

https://p.dw.com/p/DY3U
Montage Flaggen Nato UkraineFotografi: AP/DW

Vizita miqësore tek Ukraina si aspirante për në NATO zgjon shpresa të mëdha në Kiev për një antarësim të mundshëm në aleancë. Por presidenti rus i sapozgjedhur Medvedjev e hedh poshtë kategorikisht një opcion të tillë.


Parlajmërimi vjen nga instanca më e lartë: presidenti i sapozgjedhur rus Dimitrij Medvjedev e morri fjalën pak para samitit të NATO-s në Bukuresht. Asnjë shtet nuk mund të jetë i kënaqur, nëse përfaqësuesit e një blloku të huaj ushtarak depërtojnë fare pranë kufirit. Ky deklarim megjithatë tingëlloi shumë më i moderuar nga deklaratat e Vladimir Putinit. Ky i fundit pat deklaruar, se do t´i drejtojë nga Ukraina kokat atomike shpërthyese ruse, në rast se ajo antarësohet në NATO dhe nëse në territorin ukrainas dislokohen raketat mbrojtëse perëndimore.

Ky deklarim u prit me duartrokitje në rajonet ruso-fone të Ukrainës, ku ka rezerva të mëdha kundrejt NATO-s. Megjithatë kërcënimet e Moskës bien në veshin e shurdhër të shumicsë së popullsisë dhe të qeverisë ukrainase. Kjo pasi antarësimi në NATO i jep mundësitë më të mira Kievit, që të garantojë sovranitetin e vet dhe të afrohet në Evropë.


Faktikisht Ukraina qysh pas zgjedhjes së Julia Timoshenkos kryeministre në dhjetor 2007 është duke ndjekur një kurs të qartë drejt Perëndimit. Qëllimi i madh është që vendi në një afat të mesëm të integrohet në aleancat evropiane dhe transatlanitke. Në fillim të shkurtit të këtij viti Ukraina u antarësua në Oragnizatën Botërore të Tregtisë dhe është duke përgatitur marrëveshjen për zonën e tregtisë së lirë me Bashkimin Evropian.


Pranimi në plan-aksionin e NATO-s do të ishte rjedhojë logjike dhe për këtë as presidenti ukrainas Viktor Jushenko dhe as kryeministrja Julia Timoshenko nuk duan që të pengohen prej Rusisë. Madje ata nuk duan të stepen as prej tullumbacëve që lëshuan në shenjë protetste në sallën plenare të parlamentit kundërshtarët e NATO-s.