1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Rusia ndalon furnizimin e Ukrainës me gaz

Bahri Cani16 Qershor 2014

Rusia ka kërcënuar Ukrainën se do ta furnizojë me gaz, vetëm nëse më parë paguan. Negociatat mes këtyre dy vendeve për një furnizim normal kanë dështuar.

https://p.dw.com/p/1CJ8G
Fotografi: picture alliance/R. Goldmann

Pas dështimit të negociatave mes Rusisë dhe Ukrainës për furnizim me gaz, "Gazpromi" rus ka vendosur që në të ardhmen të furnizojë Ukrainën vetëm me sasitë e paguara më parë të gazit. Sot në mëngjes (e hënë, 16.06.2014) ka skaduar ultimatumi rus për pagesën e borxheve. Koncerni shtetëror rus i gazit "Gazprom" njoftoi se Ukraina do të marrë në të ardhmen vetëm gazin që e ka paguar më parë. Njëkohësisht "Gazprom" ka paralajmëruar edhe Komisionin Evropian për "mundësinë e pengesave", në furnizimin e Evrpës Perëndimore me gaz nga Rusia.

Kërcënohet edhe Evropa

Koncerni ukrainas për furnizimim me gaz "Naftogaz" e ka për obligim që, edhe në rast ndërprerjeje të furnizimit të mëtutjeshëm të Ukrainës, të mos e pengojë transferimin e gazit nga Rusia në vendet e tjera evropiane, përmes territorit ukrainas. Raundi i fundit i negociatave mes Ukrainës dhe Rusisë, me ndërmjetësimin e komisionerit të Bashkimit Evropian për Energji, Günther Oettinger, ka përfunduar të hënën pa ndonjë marrëveshje. Qeveritë në Kiev dhe në Moskë nuk kanë rënë dakord për çmimin e gazit. Negociatat i kanë ngarkuar në masë edhe tendosjet e fundit dhe luftimet në Lindje të Ukrianës, ku ka pasur dhjetëra të vrarë. Si kundërpërgjigje, ukrainasit kanë sulmuar në fundjavë edhe ambasadën ruse në Kiev.