Së shpejti pritet të përfundojë greva në hekurudhën franceze
23 Nëntor 2007Reklamë
Grevës së hekurudhës në Francë pas nëntë ditësh, po i afrohet fundi. Në 42 prej 45 mbledhjeve të këshilleve të punëtorëve të shoqatës së hekurudhës punëtorët votuan për dhënien fund të grevës. Edhe të punësuarit në komunikacionin rrugor të Parisit RATP, votuan me shumicë për rifillimin e punës. Këtë të premte do të vihen në punë gjashtë nga dhjetë metrotë e Parisit. Greva ishte drejtuar kundër planit të qeverisë për heqjen e privilegjeve pensionale të punëtorëve të hekurudhës.